Home KRYESORE Miq socialiste dhe ju demokrate, sipas radhes ne pushtet!

Miq socialiste dhe ju demokrate, sipas radhes ne pushtet!

Nga Kreshnik Osmani

Kur shkruaj dhe kritikoj hidhur shefin, drejtorin dhe kryeministrin tuaj, dikur shkaktoja zemerate dhe hatermbetje tek demokratet ne pushtet, ndersa sot tek socialistet dhe LSI-tet ne pushtet.

Edhe pse ndikimi im eshte shume modest, duhet te jeni te vetedijshem se une nuk i gjuaj bukes se femijeve tuaj. Nuk i gjuaj vendeve tuaja te punes. Nuk i gjuaj te ardhurave tuaja mujore qe prisni ti merrni sa here vjen partia juaj ne pushtet.

Shqiperia e te gjitheve eshte me e rendesishme se hallet e secilit prej nesh veç e veç. E kuptoj se njerezit jane shpresehumbur dhe nuk presin asgje prej asnje partie por te gjithe bashke duhet t’i japim fund kesaj gjendjeje.

Duhet te mesohemi te revoltohemi dhe te hidhemi ne proteste, te poshterojme te keqen dhe ta perbuzim ate edhe nese eshte partia jone sepse vetem keshtu mund te ndryshojme sistemin.

Ne vendet e qyteteruara pushteti ka frike nga populli ndersa ne vendet e poshtra popujt kane frike nga qeverite. Ne jemi nje popull i denje per me shume liri, demokraci, mireqenie dhe dinjitet dhe vetem kur te ndryshojme sistemin dhe menyren e te menduarit do te qyteterohemi dhe partite e medha duhet te tremben nga ne.

Te dashur miq!

Mireqenien e krijon sistemi jo partite. Nje parti qe premton genjeshtra duhet te rroje me friken se do te rrezohet sepse sovrani eshte i vemendshem dhe nuk fal.

Partia jone eshte Shqiperia, duhet te jete motoja dhe orientimi i te gjitheve, perndryshe do te na i bluajne kockat tek ingranazhet e rotacionit politik banal e qesharak 8+8 dhe do te mbetemi skllever te llozhave e anekseve te partive kush te kape ndonje vend ne kupolen e partise dhe te prese radhen per grabitjen e radhes kur te vije partia ne pushtet!

Share: