Home KRYESORE Mirë se erdhe në këto vargje… nga Leonard Cohen

Mirë se erdhe në këto vargje… nga Leonard Cohen

Përktheu: Elona Caslli

Po bëhet luftë,
por unë dua që ti të ndihesh mirë.
Mos e dëgjo bisedën time.
Lind nga nervozizmi im.
A nuk bëra dashuri me ty
kur ishim studentë të Lindjes?
Po, kjo shtëpi ka ndryshuar
dhe shumë shpejt fshati do të rrënohet.
Hoqa gjithçka që mund t’i hynte në punë armikut.
Do të rrimë vetëm
derisa kohët të ndryshojnë
dhe ata që tradhtuan
si pelegrinë do të kthehen tek ky çast,
ku ne nuk u dorëzuam
dhe këtë terr do ta quajnë
“poezi”.

Share: