Home KRYESORE Mosha e Doktorit

Mosha e Doktorit

Nga Edison Ypi

Gjysma e kryeministrave, presidentave, mbretërve të botës, janë mbi 80 vjeç. Ca kurrë të lindur, ca te vdekur e të pakallur, ca fukarenj të mendjes, ca lugetër të shpirtit, ca mitomanë e delirantë, ca spurdhjakë e frikacakë, ca të stërlodhur e të stërvuajtur nga kompleksi i identitetit që u mungon, nga jetët bosh, produkti nul, bilanci i munguar, i ka zënë meraku me moshën e Doktorit, e cila moshë, kufomave në fjalë, për moshën inekzistente të të cilëve nuk interesohet askush, u duket “e madhe”.

Këta hajvanë i janë qepur aq keq moshës së Doktorit, sa duket sikur përmes moshës së Doktorit po duan të plotësojnë një ëndërr të vjetër. Për ta bërë moshën e Doktorit sa më të madhe, mundësisht të pafundme, po zbatojnë të njëjtin dëshirë të papërmbajtur e vullnet të pacak për realizimin e një ëndërre të vjetër, t’i japin moshës së Doktorit atë që s’ja dhanë dot moshës së kurvit, ditët e tyre. Çka në fakt po ndodh. Se po ta kqyrësh mirë, sa më tepër ata hajdutë i bien legenit për moshën e Doktorit, aq më tepër rinohet e forcohet Doktori i papërkulshëm, e aq më zi e më liksht zgërlaqen ata mutër.

Në të vërtetë, zagarët nuk i ha meraku për Moshën e Doktorit si moshë, por tek diçka sa e padenjë dhe e palogjikshme që i nxjerr zbuluar si bastardë e frikacakë që i kanë varur shpresat tek gjëja më qesharke, më çnjerëzore, tek një moshë sa më e madhe, pra tek, sipas tyre, vjetërimi, pra diçka e pamundur, ose diçka tjetër paradoksale, mosekzistenca e Doktorit.

Mos u lodhni e mos vuani kaq tepër o plehëra se moshën e Doktorit ua them unë.
Së pari Doktori nuk është ndonjë Zonjë që moshën e fsheh për ta rrethuar me mister për arësyet që dihen. As ndonjë zotëri si ju që kronolgjia e tremb, mbledhja e litarit e frikëson, çfaqja e plakës me kosore e tmerron.

O budallenj, mosha e Doktorit, nuk mund të jetë sa j’u duhet juve dhe nuk është as si mosha juaj që matet me kaq e aq pranvera apo dimra, rrudha, sëmundje, syze, dhimbje, numur kalamajsh e më the e të thashë.

Mosha e Doktorit është sa mosha e të gjithë zagarëve së bashku të cilëve për Moshën e Doktorit i ha meraku dhe e përgojojnë, shumzuar me 1 mijë, ngritur në fuqinë e 100-ë. Sa del ky numur zagarët përgojues të moshës ta bëjnë vetë hesap.

Mosha e Doktorit është kaq ose aq, po ashtu si dhe e pafundme, ose zero. Gjatë një bisede mosha e Doktorit mund të jetë, ta zemë, 40 ose 50. Nëse pas asaj bisede, Doktori vete në Parlament dhe mban një fjalim, mosha e Doktorit sa hap e mbyll sytë bëhet një mijë, dy mijë, a më tepër. Po ndodhi që pas fjalimit në Parlament Doktori vete dhe flet në një miting, mosha e Doktorit zbret si rrufe, bëhet 25.

Hiç kos u habisni. Mosha e Doktorit ngjitet ngjitet e zbret, shkon e vjen, sepse Doktori dhe mosha e Doktorit nuk ecin sipas kalendarit tuaj banal, me një drejtim, me një sens, por sipas kalendarit të vet. Gjatë jetës së gjenialëve si Doktori, koha nuk rrjedh pa u ndalur dhe në një drejtim. Koha e moshës së Doktorit, ngjitet, zbret, ndal, prapë ngjitet e prapë zbret, madje ndonjëherë edhe çvendoset pak anash, pra as shkon e vjen, as ngjitet e zbret, por zhduket, për tu dukur përsëri pas pak.
Ndërsa bota e kohës së Doktorit është botë e një kohe që ju s’mund ta kuptoni dot kurrsesi. Është botë ku 1 edhe 1 nuk bëjnë kurrë 2, por 1.41, ose 3.14, ose 7.62, ose 1912, ndonjëherë edhe 1 milionë, dhe më tepër.

Ju zabërhanë që i përgojoni moshën Doktorit me të drejtë ngrini supet sepse këto gjëra nuk i kuptoni. Jo për t’u bërë ta kuptoni moshën e Doktorit, se atë e këni të pamundur, por për t’u bërë sadopak të qartë arësyen e këtij moskuptimi, po bëj një përpjekje për të hedhur pakëz dritë mbi kokat tuaja të errëta.

MBLEDHJE QEVERIE - Kryeministri Sali Berisha, duke folur gjate nje mbledhje qeverie, ku ka kerkuar ndalimin e importit te cdo lloj artikulli qe nuk ka kod doganor, edhe ne rast se ai perfshihet ne listen e gjelber te lendeve te para qe lejohen te importohen per perpunim.

Përfytyroni një si vetja, pra një oktapod, një gjallesë gjysmake, një gjallesë të mangët, primitive, të sheshtë, dy përmasore, një gjallesë që njeh vetëm planin, rrafshin brenda të cilit mund të vejë e të vijë dhe të bëjë edhe figura të përdredhura, por jo edhe të ngjitet e të zbresë, pra një gjallesë që nuk e njeh hapësirën tredimensionale. Përfytyrojeni veten, pra oktapodin, që nis e bën mbi tokë rrathë. Në fillim rrathë të vegjël, pastaj rrathë më të mëdhenj. Vjen një moment që duke bërë rrathë gjithmonë e më të mëdhenj, ti oktapodi që s’kuptojn, ti handikapati që Hitleri do të kishte hedh nga shkëmbi, ti kafsha që s’ndjen, ti budallai dypërmasor që njeh vetëm planin dhe jo edhe sferën,sheh me habi se pasi ke bërë rrethin më të madh, ekuatorin, edhepse nga qëndra vazhdon të largohesh, rrathët bëhen gjithmonë e më të vegjël. Si oktapod me tentakula që je, ti këtë s’e kupton dot kurrë derisa të ngordhësh po ashtu si nuk kupton dot as moshën e Doktorit.

Share: