Home KRYESORE NA DUHET NJE PLAN PER TE DALE NGA KRIZA DHE RREZIKU I...

NA DUHET NJE PLAN PER TE DALE NGA KRIZA DHE RREZIKU I KAOSIT!

Nga Besnik Aliaj

Ne 18 shkurt, lideri i Opozites Lulzim Basha u ngrit mbi palet dhe beri zgjedhjen e tij! Ai nuk u mor me llafet, provokimet apo sulmet nga kundershtaret e mosbesuesit, qofshin keto nga jashte apo edhe brenda rradheve te Opozites. Basha refuzoi te merret me vogelsirat! Ai nuk u turbullua aspak as nga presionet e grupimeve tradicionale ne politike e media, dhe as nga joshje-kurthet 27 vjecare te provokatoreve! Ai beri nje zgjedhje morale dhe strategjike perfekte, e qe sido te vene punet do ta nxjerrin ate fitues pa asnje dyshim. Por ceshtja nuk eshte me vetem tek fati i Bashes!

Zgjedhja e Bashes ne 18 shkurt eshte shume e thjeshte: ajo ka te beje me aleancen qe ai beri me qytetaret e thjeshte, me apo pa parti, dhe jo me politiken tradicionale qe llogarit cdo 4 vjet kandidimet dhe votat ne parlament, dhe pastaj tallet 4 vjet me votuesit! Basha zgjodhi misionin e veshtire te drejtimit te nje levizje qyetare te paperfaqeuar, perballe pragmatizmit per t’u bere kryemnister, permes trafikimit te shifrave dhe votave, apo pazareve me mediat-biznes.

Ne 18 shkurt Basha ftoi shoqerine dhe jo thjeshte militantet partiale, per tu bashkuar ne nje front te gjere qytetar qe do te shmange nje katastrofe fatale per vendin: renien e Demokracise, deshtimin e Republikes dhe marrjen e vendit perfundimisht ne kontroll nga mafia. Ne kete menyre Basha hapi kutine e Pandores dhe tashme ka perballe jo vetem nje super sfide per veten, por ai ka iniciuar nje telash te super te madh qe do te coje me shume gjasa ne eksterminimin perfundimtar te establishmentit te tranzicionit paskomunist! Gjerat tani kame dale jashte kontrollit te “elitave”!

Ata qe e deri dje e paragjykuan, u tallen dhe e moren lehte Bashen, sot ndihen te befasuar, te alarmuar dhe te kapur keq mat! Edhe pse koalicioni qeverises hiqet sikur ska ndodhur asgje, jo rasteisht ai po perpiqet ta kopjoje modelin e “cadres forum-qytetar”. Por kur gjerat nuk jane organike dhe pa moral ato nuk mund te fuksionojne. Sepse ne “cadrat kerpudha” te qeverise sot sheh vetem qeveritare vendore e qendrore qe me shume se per hallet e njerezve te thjeshte synojne ne te vertete te mbrojne veten, duke u munduar te kapin te gjitha kolonat e pushtetit, permes te ashtuquajtures “reforme per drejtesi”, nje domosdoshmeri kjo per vendin, por qe fatkeqesisht po keqperdoret ne emer te etheve te nje pushteti arrogant e autoritar ne rritje!

Edhe sulmet e fundit ndaj intelektualve te pavarur si akademiku Artan Fuga, apo aktet e dhunes ndaj te rinjve qe protestojne, deshmojne per panikun qe fshihet pas indiferences dhe ironive ne dukje te koalicionit qeverises. Tashme paniku nuk mund te fshihet, as edhe tek synimi per te dekurajuar dhe keqinfromuar publikun qe te bashkohet me kete levizje qytetare qe mbart tharmin e nje Republike te re dhe nje boomerang-u shfaroses per politiken tradicionale!

Nuk ndihmon ne kete pike as qendrimi “as mish as peshk” i aleateve te 1 Prillit dhe atyre te turbo-nacionalizimit qe qartesisht kane hallin e mbijeteses ne politike. Tashme nje gje eshte e qarte: kriza eshte ulur kembekryq para qeverise dhe parlamentit! Askush nuk mundet me te pretendoje se ajo nuk ekziston! Kjo eshte nje krize ku qendrojne perballe dy pale: Basha, Opozita si dhe grupimet civile e qyetetaret e thjeshte nga njera ane; dhe “Koalicioni i 1 Prillit” dhe gjithe establishmenti tradicional ne teresi ne politike, biznes e media. Keta te gjjthe duan deshtimin e Bashes jo per rivalitet idesh, por per shkak te ortekut qe po krijohet gradualisht!

Ne kete situate kerkojet urgjentisht nje plan zgjidhje me mendje te kthjellet qe gjerat te mos dalin neser e me tej jashte kontrollit dhe vendi te zhytet perfundimisht ne kaos dhe konflikt. Ketu dallohen liderat nga individualistet egocentrike! Ketu dallohet pergjegjeshmeria nga cmenduria e pushtetit! Pervojat e meparshme tonat kur ka munguar vullneti per te biseduar na kane cuar ne honet e marrezise! Por edhe pervojat e ngjajshme boterore, si ne Sicili, Kolumbi, Peru, Panama, etj bejne thirrje per urtesi dhe heqje dore nga kokefortesia sot!

Eshte koha per nje marrveshje te mencur dhe historike ndertuar mbi sensin e te mires dhe jo aleancen me te keqen. Nuk mund te luash sport me fatet e nje vendi! Ndaj kolonat e kesaj marrveshje historike qe duhet te vije vetem nga transparenca ne “Cadren e Lirise” mund te ravijezohet si me poshte mbi ate qe vete palet kane artikuluar! Dhe kur them palet kam parasysh nje tryeze ku nga njera ane do te ishin Rama Meta dhe nga tjetra Basha dhe nje perfaqesues i spikatur i levizjeve qytetare:

1. Se pari Basha nuk duhet te terhiqet per asnje arsye nga kerkesa per nje qeveri teknike. Duhet te jete e qarte se pjesmarrja e Opozites kushtezohet pikerisht nga kjo kerkese e panegociushme! Madje perberja e kesaj qeverie duhet te mos jete nje loje kungulleshkash me pseudo-tekniciene militante, por nje qeveri realisht dhe thellesisht neutrale me individe te spikatur nga shoqeria dhe atdhetare!

2. Basha duhet te ftoje Ramen dhe Meten ne cader, me qe ata e kerkuan kete, dhe tu kerkoje publikisht qe ata te shprehin vullnetin e tyre pozitiv per te shkuar drejt nje zgjidhjes reale! Ne emer te ketij vullneti Opozites duhet ti jepet e drejta e zgjedhjes se Presidentit, ose me se paku kandidatura e tij konsensuale duhet te kete mbeshtetjen edhe te Opozites. Cdo president i zgjedhur njeanshem pa konsensus politik midis gjithe forcave politike parlamentare, por permes forces se kartonit te nje parlamenti thellesisht te kriminalizuar, do te ishte nje shans i fundit i humbur per paqe sociale dhe rrugetim drejt zgjidhjes se qendrushme politike per dekaden ne vijim ku shpresohet qe ne ti bashkohemi BEse.

3. Vetem me keto dy kushte mund te shkohet drejt zgjedhjeve te reja ku cdo parti te kete rene paraprakisht dakort te hyje me vete ne gare per te matur realisht votat dhe peshen e saj publike, larg pazareve te koalicioneve dhe listave rajonale, por me votim te drejteperdrejte per cdo kandidat. Zbatimin strikt dhe serioz te ligjit te dekriminalizimit per te cuar ne parlament njerez sa me te shkolluar dhe te paster. Deklarimin e rezultatit te zgjedhjeve brenda 24 oreve!

4. Nisjen e nje aksioni te menjehershem te sigurise kombetar duke mobilizuar ushtrine dhe policine per te goditur grupet kriminale, mafian dhe kultivuesit e droges, dhe per te vendosur kontrollin real mbi territor ne aleance me qyetaret!

5. Financimin e partive politike parlamentare vetem nga buxheti i shtetit. Hartimin e nje ligji te posacem te ri dhe strikt per partite politike. Promovimin e mekanizmave te gares reale dhe demokracise se brendshme. Organizimin me detyrim te zgjedhjeve ne parti cdo 2 vjet ne baze te nje modeli amerikan te gares se kandidaturave konkuruese dhe eliminatore. Dhe zbatimin e parimit qe nje kryetar partie dhe kryeminister nuk mund te kete me shume se dy mandate 4 vjecare te njepasnjeshem!

6. Kryerjen e reformes reale ne drejtesi!

Share: