Home KRYESORE Ndërhyrja ruse, Trump: Hetimi do të trajtohet ndershmërisht

Ndërhyrja ruse, Trump: Hetimi do të trajtohet ndershmërisht

Presidenti amerikan Donald Trump tha se beson që do të trajtohet ndershmërisht nga hetimi që po shqyrton përfshirjen e mundshme ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane.

Ka pasur mjaft tension mes Shtëpisë së Bardhe dhe hetimit, arsye për të cilën Trump i është dashur të mohojë disa herë zërat se po konsideron shkarkimin e prokurorit special Robert Mueller.

Në një intervistë për Nju Jork Times, Trump mohoi që të ketë pasur bashkëpunim të fushatës së tij me zyrtarë rusë, ndërsa shtoi se nuk e di sa do të zgjasë hetimi, që sipas tij dëmton reputacionin e SHBA. Duke folur nga klubi i tij i golfit në Florida, ku po kalon pushimet e fundvitit, Trump tha se porsi i jep të drejtën që të nisë apo ti japë fund çdo hetimi të departamentit të Drejtësisë.

“Por meqë mendoj se do të trajtohem me drejtësi, nuk janë përfshirë aspak me çështjen në fjalë”, shtoi presidenti. I pyetur në vecanti për prokurorin special Mueller, Trump i mëshoi qëndrimit se beson që ai do të tregohet i drejtë dhe i ndershëm.

Ish kreu i FBI-së Robert Mueller u zgjidh të drejtojë hetimit pasi agjencitë amerikane të inteligjencës thanë se Moska tentoi të ndikojë tek zgjedhjet në favor të Trump, akuzë e mohuar nga presidenti amerikan dhe nga Rusia. /360grade.al

Share: