Home KRYESORE “Neranxi”, një biznes privat qe funksionon sikur te ishte publik!

“Neranxi”, një biznes privat qe funksionon sikur te ishte publik!

Nga Artur Nura

Sot pata kënaqesine te isha i ftuar rastësor ne ceremoninë e çeljes se vitit te ri Shkollor 2017-2018 te Institutit Kulinar Neranxi ku vura si gazetar me eksperience jo te vogël, vura re disa gjera qe për fat te keq nuk i shoh edhe ne ndërmarrje publike.

Duket se Presidenti i Kompanisë, Nikollaq Neranxi me eksperience te gjate politike edhe si deputet është treguar me sa duket politikan me ekuilibër te duhur edhe ne biznesin e tij.

Ndërsa kundërshtaret e tij nxitojnë ta thërrasin “greku” edhe pse është nder te paktet ne Himarë qe nuk ka marre shtetësi greke, ai kishte te punësuar ne Institutin Kulinar Neranxi dy profesorë italiane te kuzhinës dhe asnjë grek! Nuk kish harruar te punësonte edhe profesorë shqiptare te kulinari-se nga Maqedonia dhe Kosova, por jo nga Greqia.

Studentet qe kane mbështetjen e dy profesorëve te pastiçerisë italiane, Isidoro Giglio dhe Onofrio Campobello, apo te prof. doc. Abdyl Sinani nga Maqedonia dhe qe mbulonte te gjitha trevat shqiptare  dhe specialisteve te shumte, dukeshin qarte qe ishin përfaqësues te te gjitha shtresave te shoqerise shqiptare dhe aty qartazi nuk mund te lejohej asnjë lloj diskriminimi, veçanërisht diskrimin fetar, apo edhe socio/kulturor dhe ekonomik.

“Te gjithë janë te barabarte përballe rregullave te kujdesshme dhe qytetare te kësaj shkolle profesionale” – tha Nikollaq Neranxi për Perqasje.com, i cili ishte i kudo ndodhur dhe shihej afër, sa tek drejtuesit e Institutit, ashtu kundrejt administratoreve te Eventit te cilët merreshin me organizimin e gjithçkaje dhe, po njësoj vete studenteve dhe prindërve te tyre ku vete Neranxi kujdesej ti tregonte te njëjtin interes për ti bere te ndiheshin si te shtepise!

Eventi padyshim ishte organizuar ne mënyre te përsosur deri ne detajet me te imta dhe Instituti pas ceremonisë kishte mundësuar edhe degustimin e produkteve te kësaj shkolle te cilat ishin te shume llojshme dhe shume te shijshme.

Ne takimin ceremonial përshëndeten, drejtuesja e shkollës Elona Rrapaj, stafi pedagogjik dhe themeluesit e Institutit Kulinar Neranxi, Administratorja Zj.Nurie Neranxi dhe presidenti i Shkollës Z. Nikollaq Neranxi.

Sipas fjaleve te mbajtura ne Event u tha nga drejtuesit se Instituti Kulinar Neranxi i ka hartuar programet që të jenë plotësisht të përshtatshëm me atë çka kërkon tregu i punës sot dhe nuk u harrua te përmendej si një vlerë e shtuar e këtij bashkëpunimi edhe Giz Albania, ndermjet te cilit që në vitin e dytë të këtij bashkepunimi me Institutin Kulinar Neranxi, studentëve u ishin krijuar mundësi për punësim edhe në Europë, në një prej vendeve më të zhvilluara siç është dhe Gjermania.

“Ky është qëllimi dhe angazhimi ynë. Tu hapim dyert të gjithëve për mundësi të barabarta ku ai që punon dhe lodhet shumë, edhe paguhet shumë!”- tha Nikollaq Neranxi ne fjalën e tij dhe sigurisht ne këtë rast nuk harroi te ishte biznesmen.

Per ta mbyllur dua vetëm te them se prindërit e ketyre studenteve kane bere zgjedhjen e duhur në edukimin profesional te fëmijëve te tyre.

Instituti Kulinar Neranxi është qartazi hapi i tyre i duhur për të ardhmen e sigurtë profesionale dhe është çudi si kjo qeveria e Edi Rames qe e ka prioritet Arsimin Profesional kurrë nuk është kujtuar për këtë realitet shume dimensional edhe pse dalim paradite dhe pas dite nga një ore live ne ERTV…!

 

Share: