Home KRYESORE Neranxi: Reagim i fuqishëm i tregtarëve!

Neranxi: Reagim i fuqishëm i tregtarëve!

Nga Nikollaq Neranxi*

Mbyllje masive e qepenave në çdo cep të Shqipërisë!

Shpresoj shumë që Edi Rama, Erion Veliaj dhe të tjerë pushtetarë të dinë ta lexojnë zemërimin e popullit që ju ka shkuar aty ku nuk mban më nga politikat e tyre falimentuese. Ky është realiteti në vendin që ata kanë marrë përsipër të drejtojnë, kjo është Shqipëria reale, jo ajo e propagandës së tyre!

Nje falenderim i perzemert për të gjithë tregtaret që mbyllën sot për nje orë qepenat, një reagim qytetar për t’i treguar pushtetit qendror dhe lokal se nuk mund ta durojnë më këtë gjendje! Ashtu siç ishit sot të shumtë, duhet të vijojmë aksionin kundër pushtetit gjakpirës!
Taksat e larta po falimentojnë për ditë biznesin e ndershem! Nuk duhet ta lejojmë më!

*Kryetari per Mbrojtjen e Tregtareve dhe Tregut te Shqiperise

Kompania Neranxi dhe Rrjeti i Dyqaneve Neranxi në Tiranë dhe gjithë Shqipërinë i bashkohen thirrjes për ULJEN E TAKSAVE duke protestuar në mënyrë qytetare me ULJEN E QEPENAVE.

 

Share: