Home I pakategorizuar Neranxi: Shkolla Profesionale ka, edhe profesioniste ka, por duhet të jenë të...

Neranxi: Shkolla Profesionale ka, edhe profesioniste ka, por duhet të jenë të larta sa një kullë që t’i shohë Rama!

Nga Nikollaq Neranxi*

“20 e kusur vite nuk mendoi njeri të krijojë kushte për të formuar kuzhinierë në Shqipëri” – tha Kryeministri Rama sot në përurimin e Kompleksit FAFA në Durrës. Shqetësimi i të parit të vendit do ishte shumë me vend në rast se në 20 e kusur vite, me të vërtetë askush nuk do ta vriste mendjen për këtë punë.

Por kjo nuk është e vërtetë. Instituti Kulinar Neranxi ka 12 vite që diplomon çdo vit specialistë kulinarie, të cilët janë me qindra dhe të gjithë të punësuar. Madje ky biznes, jo vetëm që nuk u përkrah asnjëherë nga qeveria Rama, por përkundrazi, u luftua, për të vetmen arsye se Presidenti i kësaj shkolle e ka akuzuar për gjëra që shkojnë keq në këtë vend.

E megjithatë ne mbijetuam, duke marrë vlerësime maksimale nga ata sipërmarrës që punësuan të diplomuarit tanë si një shembull i kualifikimit të standarteve perëndimore, por dhe nga specialistë të huaj që bashkëpunojnë me ne.

Shqetësimi i Ramës do të ishte më vend gjithashtu, në rast se ai nuk do kishte instrumentat e duhura që t’i jepte frymëmarrje arsimit profesional, por ai i ka. Projektet e shtetit dhe ato të huaja të orientuara nga shteti, shkuan në duar të gabuara, të cilët morën paratë dhe nuk krijuan asgjë.

Pikërisht për këtë arsye, pas një zhgënjimi të thellë për këtë politikë grabitjesh parash pa asnjë investim, GIZ një institucion që mbahet me paratë e shtetit gjerman, u ofrua për të ndihmuar Institutin Kulinar Neranxi, si i vetmi i këtij lloji në vend, i cili ka krijuar infrastrukturë bashkëkohore, staf akademik profesional dhe punon për të nxjerrë specialistë të aftë kulinarie.

Prandaj i themi Kryeministrit, që shkolla profesionale ka, profesionistë ka, por nuk ka sy qeveria që t’i shohë, ose nuk do! Qeverisë i pëlqejnë kullat, ato i sheh mirë ajo!

  • Autori eshte president i Kompanise N. Neranxi

Share: