Home KRYESORE Nese reforma ne drejtësi behet sic thuhet…

Nese reforma ne drejtësi behet sic thuhet…

Nga EDGAR FRASHERI

Nese reforma ne Drejtësi behet sic thuhet…atehere ne Shqiperi teorikisht pritet te kete nje shperthim me epiqender nga Kokat qe ja kane nxirre jeten e ja kane thithur lengun ketij vendi ne keto dy dekada, e deri ne periferi te mekatit politiko-mafioz, ku edhe atje, ata qe e mbajne veten “te paster”, nuk duhet te mbeten pa ngrene ndonje cifel. Kjo sepse ne shtresen e privilegjuar te politikaneve tane, edhe ata qe sado qe mund te jene perpjekur te qendrojne te ndershem e te paperlyer, vete fakti qe kane qene bere instrument i politikes si mjet dhune, ekstorsioni e pervehtesimi, kane perfituar padrejtesisht e gjoja “pasivisht” duke menduar se kane lare ndergjegjen.

Pra efekti duhet te jete gjitheperfshires. Te krijohet pershtypja se ne ajer ka nje vibracion, qe per palen e “mekatit” ndjell frike e pasiguri, ndersa per palen “popull”, qe eshte e viktimizuara, ky sinjal sjell shprese por te perzjere me mosbesim. Qe te numurosh “bemat mekatare” te politikes shqiptare te ketyre dy dekadave te fundit nuk ka tefter per ti shkruar.

Ato per nga llojshmeria dhe ngjeshja ne kohe, besoj se perbejne rast tipik te transformimit te shemtuar e pa rregull te ndryshimeve qe zune vend ne shtetet e ish kampit socialist mbas renies se murit te Berlinit. Ne fakt, prezantimi nga jashte ( jo si kerkese e brendeshme) i ndryshimit te sistemit qeverises nga monopartiak ne pluripartiak demokratik, menjehere, sa hap e mbyll syte, hodhi ne loje parti politike gati identike me njera tjetren por me emra ndryshe, te cilat fillimisht terhoqen brenda tyre ushtare nga populli ne perputhje me ndarjen e mprehte klasore qe kishte krijuar diktatura, te cilat shume shpejt e kuptuan se si luhej loja e pushtetit ne nje sistem zgjedhjesh shumepartish.

Idealistet me pak vonese e kuptuan se partite politike tek ne kryesisht u krijuan si “vendstrehim mekataresh” qofte per llogari te atyre qe iknin, qofte edhe ne sherbim te atyre qe vinin. Atehere partite ben ate qe brenda tyre te qendronin vetem ata te cilet do te merrnin kocken e besnikerise dhe do te pranonin kodin e amoralitetit kur vendi ishte krejtesisht “tabuala rasa” me moral shoqeror te shkerrmoqur mbas ikjes se diktatures.

Historia partiake e ketyre dy dekadave tregon se shkalla e imoralitetit dhe amoralitetit arriti ne perfeksion, nderkohe qe vendi ende mbetet pa standarde e kode morale te vendosura e te pranuara shoqerisht. Keshtu qe klasa politiko-mafioze shqiptare aktuale e ka hak te shkaterrohet nga rrenjet e deri tek maja e pemes, dhe Shqiperia duhet te filloje edhe nje here nga zeroja te rindertoje sisteme politike te moraleshme e te qendrueshme.

Por a do te ndodhe edhe tek ne si ne Itali, por me permasa fare me te medha, kur atje drejtesia “me duar te pastra” vuri ne banken e te akuzuarve te korruptuarit e hajdutet? A do te kete edhe tek ne njerez me “ duar te pastra” te perkushtuar e te mbrojtur qe drejtesine te vene ne vendin e vet? A do te qendrojne nderkombetaret te cilet tani jane promotoret e kesaj “fshese” qe pergatitet te fshikulloje se shpejti, ne pozita te palekundura ta mbeshtesin kete “pastrim” pa dyzime e allishverishe?

Historia e viteve te fundit ka treguar se politikanet shqiptare se bashku me liderat e tyre, kane per borxh ti vene flaken tere Shqiperise vetem per te mos humbur qofte privilegjet apo dhe lekuren e tyre. Viti i mbrapshte 1997 eshte shembull qe nuk harrohet se cfare eshte ne gjendje te prodhoje politika shqiptare, kur nuk i perputhen apo kercenohen llogarite. Kete gje kjo klase politike e ka mesuar dhe mund ta luaje sa here tia lype nevoja, tani me shume se kurre.

Keshtu qe nderkombetaret te cilet duket ( duket) se kesaj rradhe nuk po bejne vetem “sehirxhiun”, do te parashikojne edhe skenare te tille destabilizues, qe rajoni i Ballkanit nuk i duron dot, kur hyn ne mes faktori shqiptar me plisa e ose pa, me flamure autokthonous apo pa, qe gjeografikisht shtrihet ne tre vende fqinje. Mbase ky eshte mendim naiv por nuk mund te perjashtohet.

Kam parasysh se nderkombetaret nuk i bejne llogarite si populli i thjeshte. Historia ke treguar se per interesa afatgjate gjeopolitike ata kane bere marreveshje edhe me djallin te cilin nuk e kane paraqitur edhe aq te zi. Ata me gjithese se e dinin qe R. Haradinaj ishte nje nga kreret e mafies ne Kosove ( “Decoding Albanian Organized Crime” J.Arsovska-2015 ref.), per interesat e tyre, ja shpetuan lekuren nga Gjyqi Nderkombetar i Krimeve ne Jugosllavi, dhe sot ai duket se eshte garanti i tyre i stabilitetit ne Kosove. Pse jo edhe tek ne. Sa Haradinaj kemi ne ketu? Duhet te kemi ca. Por a do te kete efekt vendosja e “nderit ne vend” per drejtesine tone dhe kthimin e besimit ne popull se shteti mund te behet, neqoftese “Haradinajt” tane do te vazhdojne te jene te imunizuar e te mbrojtur si perhere pa ju hyre gjemb ne kembe?

Kjo edhe shume aresye te tjera qe me bejne te mendoj se “termeti “ ne Drejtesine shqiptare do te jete nje proces i kontrolluar e selektiv, si nje reaktor berthamor, me qellim qe te mos tejkaloje “masen kritike” e te shpertheje si nje mini Cernobil ballkanik. Shqiperia eshte e fundit qe ata tani po i kthehen sepse duket e se e ka mbushur kupen dhe i ka merzitur duke u mare me ne. Aq me teper qe duke na dhene statusin e kandidatit per te hyre ne BE, kerkesat per te vendosur rregull ne kete shtepi rrumpalle e pa ligj, kane filluar te behen ultimative, packa se ne mund te hyjme ne Evropen e Bashkuar teknikisht mbas rreth 15 vitesh, por qe jane pak qe ne te hyjme ne brazde ashtu sic kerkohet.

Flitet shume se viti 2016 do te jete viti i ktheses se madhe. Po trumbetohet me shume nga ata qe u ka hyre lepuri ne bark. Populli tashma i mesuar me shashka, pret dhe veshtron, por i pazoti per te thene fjalen e vet. Keta jemi ne. Gjithmone historikisht kemi hedhur syte nga me te fortet te na rregullojne punet e shtepise. Do Zoti edhe kesaj rradhe!

Share: