Home KRYESORE Nesër deri në -20 gradë celcius, reshje dëbore edhe në bregdet

Nesër deri në -20 gradë celcius, reshje dëbore edhe në bregdet

Temperatura deri në minus 20 gradë celcius do të regjistrohen nesër pothuajse në të gjithë vendin. Si rrallë ndonjëherë ngrica do të ketë edhe në Shqipërinë e Mesme, ndërsa reshje dëbore pritet të bien edhe në qytetet bregdetare.

Drejtori i Emergjencave Civile, Shemsi Prençi u bëri apel drejtuesve të automjeteve që të shmangin sa më shumë të jetë e mundur lëvizjen në akset problematike, si dhe të respektojnë sinjalistikën rrugore e të jenë të pajisur me zinxhirë.

“Kompanitë kontraktore nuk kanë kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën, sot janë marrë masa urgjente për tu furnizuar të gjitha me kripë mjaftueshëm për të përballuar situatën. Janë ngritur shtabet e emergjencave në të gjitha qarqe”, tha Preçi.

Share: