Home KRYESORE Ngërçi ekonomisë…

Ngërçi ekonomisë…

Nga Lutfi Dervishi

Një turist shkon në një hotel dhe kërkon të dijë në ka dhoma të lira.
Kemi në katin e pestë- i përgjigjet sportelisti, por duhet të lesh 100 Euro si garanci. Nëse nuk të pëlqen dhoma, kur të kthehesh do të marrësh sërish 100 eurot. Për fat të keq nuk kemi drita dhe nuk punon ashensori.

Në momentin që turisti ngjit shkallët sportelisti merr në celular kasapin dhe i thotë: Urdhëro 100 euro që të kisha borxh dhe herë tjetër mos më bëj presion se unë nuk i mbaj njeriu lekët. Kasapi thotë se i duheshin lekët për shkak se ja kishte borxh dikujt tjetër. Dhe sapo del nga hoteli, futet tek dyqani ngjitur dhe i thotë: të zonjës së lokalit: urdhëro 100 eurot që të mbeta borxh ditën që më organizove ditëlindjen e djalit. E zonja lokalit që shiste lule e falenderon kasapin dhe nxiton për tek hoteli.

– Urdhëro 100 eurot që të mbeta borxh ditën e Shën Valentinit- megjithëse ke abuzuar me çmimin e verës – nuk na the që ishte përfshirë në ofertë. Zonja del me ngut nga lokali dhe në këtë moment turisti kthehet dhe i thotë:

– ktheva mendjen nuk do të qëndroj sot në këtë qytet.
– Urdhëro 100 eurot dhe mirardhsh- i thotë sportelisti buzagaz!

Morali: Kur bllokon qarkullimin e parasë nuk lan dot borxhet!

Share: