Home KRYESORE Neranxi i bashkohet protestes kunder Importit te mbetjeve

Neranxi i bashkohet protestes kunder Importit te mbetjeve

Biznesmeni i sukseshmem Nikollaq Neranxi i bashkohet nismes se protestes te Shoqerise Civile kunder Importit te Mbetjeve ne Shqiperi.

Nuk mjafton te mos jeni dakord me ate qe po pergatisin ligjvenesit per ju, tju a mbushin vendin me plehra qe nje grup oligarkesh te fitojne miliarda. Duhet te dilni para Parlamentit dhe te protestoni. Ju e keni ne dore! Jo apatise dhe e indiferentizmit! Te gjithe ne proteste dhe do e shihni se ne fund e drejta do te fitoje! Une isha paradite dhe do te jem perseri pasdite, sepse nuk lejoj askend qe te na kancerizoje jetet tona! Ju presim atje! ” – shkruan Neranxi ne faqen e tij ne Facebook duke publikuar edhe thirrjen me poshte:

Parlamenti e ka shtyre per mbasdite votimin. I bejme thirrje te gjithe qytetareve, atre qe na mbeshteten paradite dhe atyre qr nuk paten mundesi qe te mblidhen ne oren 17:30 para Parlamentit per te vazhduar rezistencen kunder ligjit te importit te plehrave.

Reago! Bashkohu!” –  Nisma Thurje e cila eshte organizatore e protestave.

Share: