Home KRYESORE Nikollaq Neranxi kunder qendrimit te fundit te Nikolin Jakes

Nikollaq Neranxi kunder qendrimit te fundit te Nikolin Jakes

Nga Nikollaq Neranxi

Biznesi i ndershem distancohet nga Nikolin Jaka. Jo mbushjes se Shqiperise me plehra, hashash dhe bordello!

Shoqata për Mbrojtjen e Tregtarëve dhe Tregut të Shqipërisë, shpreh shqetësimin e thellë për deklaratat e Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë me Kryetar Z. Nikolin Jaka, dhënë sot në një konferencë për shtyp.

Dhoma e Tregtisë duhet të jetë zëri i shqetësimeve dhe i interesave të sipërmarrjes së lirë në vend, ndërsa ajo prej kohësh, po bën krejt të kundërtën e asaj për të cilën është krijuar. Jaka deklaroi se është dakord që në Shqipëri të vijnë plehrat e botës për tu përpunuar dhe se është pro legalizimit të hashashit dhe shtëpive publike.

Të gjithë që e kanë dëgjuar, mendojnë se ai po hedh propozime për të cilat sipërmarrësit shqiptarë bien dakord, por kjo nuk është aspak e vërtetë. Shoqata e Tregtarëve distancohet nga këto propozime të zotit Jaka, i cili po e përdor Dhomën e Tregtisë, vetëm për interesa personale dhe klienteliste.

Duke qenë i kapur nga njerëz të veshur me pushtet, ai nuk është gjë tjetër, vecse një vegël në duart e tyre dhe si e tillë, është i detyruar të dalë të thotë publikisht, vetëm ato që i interesojnë pushtetit. Asnjë sipërmarrësi të ndershëm, nuk i intereson që Shqipëria të mbushet me plehra.

Asnjë sipërmarrësi të ndershëm nuk i intereson që të legalizohet hashashi, qoftë edhe për qëllime farmaceutike. Ska gjë me cinike se sa të hedhësh idenë e legalizimit të hashashit, pikërisht tani që Shqipëria është e gjitha e mbushur me hashash.

Dhe e treta më skandalozja, Jaka artikulon pikërisht në këto momente kritike për vendin ku është në pikëpyetja mbijetesa, nevojën e shtëpive publike!

Jaka, njeriu që përfiton vazhdimisht fonde publike, po bën një krim duke dalë të flasë në emër të biznesmenëve shqiptarë dhe duke u shpallur promotori i mbushjes së këtij vendi me pislliqe, drogë dhe prostituta.

Nuk mund të pranojmë që Dhoma e Tregtisë të dalë e të japë ide të tille për një vend i cili para së u bashkangjit asnjëherë në protestat tona si sipërmarrës, kundër taksave të larta dhe politikave fiskale biznes shkatërruese, nuk na u bashkua asnjëherë në betejat tona ligjore kundër super gjobave që shkatërronin biznesin dhe tani del e na thotë, sillni plehrat në Shqipëri!

I bëjmë thirrje cdo Shoqate biznesi dhe cdo sipërmarrësi të ndershëm në këtë vend, që të distancohet nga deklaratat e turpshme te Nikolin Jakës dhe të reagojnë publikisht kundër tyre!

Nikollaq Neranxi, Kryetar i Shoqates se Tregtareve te Shqiperise

Share: