Home KRYESORE Njerez thirrini mendjes sa jeni ne kohe!

Njerez thirrini mendjes sa jeni ne kohe!

Nga Monika Kristo

E lodhur, e rraskapitur, e bërë telef nga kjo shoqëri mediokre dhe hipokrite që jetojmë. Do s’do me këto kohë që kanë ardhur, krijohet një apati e thellë.

Kudo dhe kurdo që sheh, sheh njerëz të cilëve ju është fikur drita e tyre e brendshme, tashmë të kontrolluar nga një dritë e jashtme. Nuk po flas për dritën natyrore (ah, sikur!) por për dritën, le të themi kancerogjene në të gjitha senset, që e ka mbytur shoqërinë tonë, atë artificiale.

Varësia që qëniët njerëzore kanë krijuar pas saj, dhe kontrolli që ajo ka mbi ta, është e pasuportueshme.

Dhe nga kjo dreq drite artificiale kanë lindur dhe probleme madhore në shoqëri. Të gjithë tashmë duan të përshtaten me atë që është në “modë”, dhe kur përmend fjalën modë e kam fjalën që nga mënyra e të mënduarit, të shprehurit, të veshjes, të politikës, të futbollit, ose le të themi sporteve të ndryshme, e deri tek muzika. Ah muzika! Ajo e cila ka vdekur tashmë prej kohësh. Por jo vetëm ajo. Cdo gjë po vdes dalëngadalë, pasi cdo gjë po bëhët pa shpirt, dhe në mënyrë sipërfaqësore, vetëm e vetëm që ti t’ju përshtatesh të tjerëve, duke dalë kështu nga vetja. Por kjo i përket një temë tjetër, shumë të gjatë për të folur.

Të vjen keq që sheh shumë prej njerëzve të kontrolluar dhe të mbizotëruar nga nevoja për t’u përshtatur diku, kryesisht jashtë vetes së tyre, për tu ndjerë të plotë dhe të pranuar ashtu sic janë, ndërkohe që harrojnë pranimin dhe dashurinë nga vetja e tyre në rradhë të parë e më pas nga të tjerët…

Në vetvete, teknologjia nuk është aspak gjë e keqe, pasi informacionet që ajo ka dhe na ofron neve si qënie, janë shumë funksionale për ne, si për nderveprim personal ashtu dhe shoqëror, por ne ndërkohë e përdorim atë për pallavra e budallallëqe! Kush bëri si, pse dhe kur?! …..Pse ai kshu dhe unë jo?…

Mendoj se përdorimi i tij në mënyrë të duhur do të na kishte cuar në të kundërtën e asaj që po kalojmë tani.

Në vend të mungesës së komunikimit duhet të kishte më shumë komunikim, pasi larmishmëria dhe gama e gjërave që na mundëson interneti tashmë mund të krijojnë shumë debate dhe tematika të ndryshme dhe të bukura për të komunikuar me njëri tjetrin, por jo…

Eh, e di, flas për mediokritet dhe hipokrizi ndërkohë që jam duke u treguar vetë hipokrite duke e shkruar e postuar këtë gjë këtu. Por, ku i dihet, ndoshta ndonjërit i hyn në sy ndonjë gjë dhe arrin të kuptoj dicka nga ajo që po mundohem të shpreh.(Dhe pse është e shprehur vetëm 1/3 e mendimeve që kam)

Ku është zhdukur dëshira, pasioni, argëtimi, respekti, humaniteti, dhe kryesisht dashuria?

Mendoj se është momenti për tu zgjuar, në mënyrë që të arrijmë ti përdorim gjërat që na janë ofruar për dicka më të mirë për njëri-tjetrin, dhe jo t’i përdorim në mënyrë të gabuar.

Lejeni celularin dhe komunikoni me fëmijën/prindin/shokun ose shoqen që keni përballë. Provojeni…. Ndoshta ja vlen më shumë muhabeti me ta se sa të rrish e të shohësh se cfarë po bëjnë të tjerët, sa po argëtohen, cfarë po hajnë etj.

Prandaj shpeshherë shumë njerëz preferojnë izolimin nga shoqëria e cdokush tjetër. Prandaj depresioni është gjithnjë e më shumë në rritje kohët e fundit.

Shoqëria nuk ka se cfarë të ofroj më përvecse një monotonie mbytëse..

Prandaj shpeshhërë zgjidhja më e mmirë që shohin njerëzit është e ndejtura brenda ose diku me veten, duke lexuar, ose duke bërë shumë gjëra të ndryshme, në vend që të rrijnë më grupe të mëdha njerëzish që nuk të ofrojnë më asgjë frytdhënëse, dhe të cilët shpeshherë të bëjnë të ndihesh bosh.

Të vjen keq që shoqëria të arrij deri në këtë farë pike, pasi sado që vetmia/ e ndejtura me veten është një gjë shumë e bukur dhe shpesh e nevojshme, prapë së prapë ne mbetemi qënie sociale, të cilat kanë nevojë të socializohen, të ndajnë përvoja të ndryshme, të japin dashuri si dhe të marrin.

Por me kë të socializohesh tashmë? Me ato që bëjnë? Apo me ato që bëjnë? Ku janë fshehur ato që janë?

Share: