Home KRYESORE Njeriu qe kam adhuruar!

Njeriu qe kam adhuruar!

Nga Artur Nura

Në jetën time kam adhuruar vetëm një njeri. Sigurisht, adhurimi është një dimension superlativ respekti që njeriu përgjithësisht ja ka atribuar Zotit! Në fakt, ai për mua kishte marrë vërtetë një dimension të përafërt me Zotat! Erudicioni i tij ishte i jashtëzakonshëm! Ishte njohës I disa gjuhëve të ndryshme që së bashku me shqipen bëheshin bëheshin shumë.

Dinte të fliste me të gjithë dhe ti bënte të ndiheshin shumë mirë. Ai u fliste për atë me të cilën kishte të bënte profesioni i tyre, apo një pjesë e rëndësishme e jetës së tyre! Thjeshtësia e tij merrte një dimension hyjnor në trajtë njerëzore të mahnitshme ndërsa nuk I mungonte të dinte pothuaj se çdo gjë.

Ai respektonte gjithëkushin dhe ishte Kristian tejet i veçantë. Në atë periudhë, të njohurit e dimensionit të tij kulturor dhe publik mbanin në studiot e tyre foton e diktatorit! Ky dimension ishte domosdoshmëri për ta, por jo për të! Ai mbante vetëm Krishtin dhe në apartamentin e tij kishte pak orendi dhe shumë libra! Njerëzit që hynin aty ishin adhuronjës thjeshtësie dhe njohurish! Në shtëpinë e kolegëve të tij sigurisht shkonin njerëz që kishin për zemër shtirjen dhe karrierën në sistemin e asaj kohe! Ndersa ne te tij vetëm miq dhe studente!

Një ditë e kisha hasur në rrugë kur dikush e kishte ndaluar dhe kërkonte gjithë sesi ti ofronte diçka! Me sa kuptova, u duk qartë se ia vetë i kishte bërë një nder atij tjetrit dhe ky nder duhet te ishte i madh për përfituesin. Përfituesi në këtë rast nuk arrinte të kuptonte se ai që e kishte ndihmuar aq shumë, nuk pranonte dhurata për këtë gjë!

”“ Po pse jo?! Ju më keni bërë atë që askush nuk do ma bënte! Askush nuk e bën një gjë të tillë…, thjesht për të ndihmuar tjetrin…! “ i thoshte personi duke shprehur qartë në fytyrën e tij habi të jashtëzakonshme!

”“ Nuk ka rëndësi. Unë bëra diçka që ishte e mundur për mua. E rëndësishme është qe kjo gjë ty të ndihmoi ndaj dhe gëzoju asaj… – i tha mikut te tij me një buzëqeshje aq të thjeshtë dhe të fisshme sa e çarmatosi habinë e tij…

Tanimë kisha rreth 20 vite që për arsye objektive nuk e kisha takuar nga ajo kohë e dikurshme e ish sistemit komunist! Ai ishte larguar nga Atdheu në atë kohe kur rrugët për në Europë sapo u hapën. Tashmë kisha mësuar që ishte kthyer dhe kishte rreth një vit të gjatë… që nuk po vendosja dot të shkoja ta takoja, ose jo!? Sigurisht që kjo dilemë dramatike kishte arsyet e veta. Njëra kishte të bënte me pleqërinë e tij. Ndërsa ai mbetej njeriu i vetëm që kisha adhuruar, unë isha njohur me pleqerine, këtë fenomen njerëzor dramatik ndërsa kisha përcjellë prindërit e mi në vitet e fundit të jetës së tyre!

”“ Më mirë të mos kish pleqëri – thotë një filozofi e vjetër popullore dhe pas eksperiencës time me prindërit e kisha mirëkuptuar atë i cili/e cila e kishte thënë dhe të gjithë ata që e përsëritnin atë në radhë sipas rastit dhe fatit! Vetë, kur uroja për ditëlindjen nuk e përdorja kurrë shprehjen aq popullore për të gjithë shqiptarët: u bëfsh 100 vjeç! Uroja vetëm: gëzuar ditëlindjen, duke shtuar: qoftë edhe të 150-tën, por ta gëzoni atë…

Pra, thënë më thjeshtë, kisha vërtetë frikë se adhurimin e vetëm të jetës time për një njeri do e humbisja, për shkak te pleqërisë! Nuk doja ta humbisja! As prindërit e mi, as veten time dhe askënd në jetë nuk e kisha adhuruar, veç tij! Një zë i çuditshëm brenda ma paralajmëronte një frikë të tillë. Arsyeja, ose ajo pjesa jonë e ashtu quajtur racionale, më sugjeronte që të mos shqetësohesha! Arsyeja më thoshte se ai edhe në pleqëri do ishte i adhurueshëm! Nuk do ishte si të tjerët. Do ishte po aq Kristian-altruist dhe i thjeshtë si dikur!

Më në fund, Zoti apo fati deshi që mua të më kombinoheshin arsyet dhe koha që të shkoja për ta takuar me një të njohurën e tij. Edhe ajo kishte një histori të ngjashme adhurimi me timen ndaj tij. Në fakt, ajo e kishte këtë adhurim të përcjellë nga rrëfimi I të tjerëve për bëmat e tij shumë dimensionale si nga pikëpamja shkencore ashtu edhe fetare, humane, altruiste. Sigurisht edhe për thjeshtësinë e tij unike!

Egos personale që është natyrë njerëzore krejt e përgjithshme dhe e kudo gjendur nuk mund ti shmangej askush veç tij! Sigurisht e pranoja që ka edhe njerëz të tjerë që mundin të dalin jashtë unit të tyre, por kurrë-sesi ata/ato nuk mund të arrinin në dimensionin e tij! Unë vetë mundoheshe ta tejkaloja egon time deri diku për ti ngjare atij vete…

Ky dimension I tij anti-ego I jashtëzakonshëm, herë pas here, më kishte shtyrë deri në xhelozi kur nuk më trajtonte njësoj si djalin e tij. Sigurisht që në këtë element e teproja, por përgjegjësi nuk isha unë, ishte natyra e tij e jashtëzakonshme altruiste dhe me thjeshtësi të mrekullueshme deri Krishtërore.

Pasi hymë në dhomën e tij dhe unë pashë po atë të 20 viteve më parë, u përshëndetëm shumë përzemërsisht! Po e kundroja me shumë emocion dhe shikoja të njëjtat shprehje dhe dinamikë tek ai. Pleqëria dukej vetëm modestisht dhe kjo më dha një gëzim të brendshëm të fuqishëm. Pra, arsyeja duhej dëgjuar, ai edhe në pleqëri ishte tejet I veçantë…

Në fakt, ishte shëndoshur dhe me siguri te ardhurat nuk i mungonin. E dija që kishin marrë një trashëgimi të majme. Me të, ishte edhe një grua e cila me sa duket kujdesej për të dhe sigurisht paguhej për një gjë të tillë. Ajo dukej njeri shumë i thjeshtë, ndoshta e përvuajtur në jetë! Gjithësesi kjo pamje dhe të tilla mendime ma përforcuan idenë se ai kishte mbetur, ai që kish qenë para 20 viteve.

”“ Më falni unë nuk ju njoh! Mund të më thoni kush jeni? – tha ai vete!

”“ Unë jam Ardi Nuri dhe zonjusha është Edlira mbesa e.- ju prezantuam dhe në sytë e tij ndjeva një kënaqësi krejt të veçantë! Gjë cila më gëzoj pa masë!

Menjëherë biseda midis nesh u ngroh dhe filluam të bisedonim për kohën e ikur pas dhe të tashmen, sigurisht edhe në këndvështrim filozofik dhe social politik! Në atë kohë, hyri një mik i tij me bluzë të bardhë i cili solli berberin në dhomë!

Berberi pasi hyri ne dhome me njohu dhe me shumë kënaqësi demonstroi respektin e tij ndaj meje. Sigurisht për punën modeste që bëja si gazetar në raport me publikun. Ai vete, pasi vuri re me vëmendje një gjë të tillë, me kërshëri shumë dashamirëse kërkoi të mësonte më shumë ndaj ketij dimensioni timin në raport me të tjerët!

I shpjegova me kenaqesi se po punoja per te krijuar modelin tim modest të kundra-rrymës! Në fakt, pavarësisht se jo tekstualisht, po i tregoja se kisha ndjekur modestisht modelin që kisha mësuar prej tij, sigurisht në rrethana të ndryshme me të tijat dhe shume me modeste.

”“ Ata, publiku, përveç modeleve të kudo gjendur pragmatikë dhe abuzivë të politikanëve, kanë mundësinë tek ”“ tuk të ballafaqohen edhe me modele të tjera si edhe timin… – vazhdova ti them duke theksuar se mundohesha në punën time të respektoj Gjithkush-in si Dikush-i, duke shtuar se askush nuk është I përsosur, veç Zotit.

Ne atë moment me veten u kthjellova dhe thashë , po me vete, se kisha harruar që vetëm ai mund të ishte një përjashtim dhe me të drejtë kujtova filozofin e sapo përmbledhur në pak fjalë, e kisha mësuar prej tij vite më parë. Në atë cast nuk u përmbajta më ti thoja se e kisha adhuruar gjithmonë dhe se ishte njeriu i vetëm që kishte mundur të më rrëmbente një bindje të tillë në jetën time! Kjo gjë krejt natyrisht e kënaqi dhe u duk qarte se u ndje shumë mirë!

Po i këndonte njeriut të thjeshtë që po i priste flokët Berberin e Seviljes dhe, pasi ai mbaroi punëm i kërkoi gruas që i shërbente, ti sillte lekët për t’a paguar! Ajo i dha një shumë aq sa ai meritonte, ndërsa ai e kritikoi me ironi duke i thënë prerësit të flokëve se kishte menduar ti jepte trefishin e asaj shume…!

”“ Kjo e ka fajin! Këtë kam sekretare unë! ”“ tha dhe vazhdoi të qeshte me të…

Unë kujtova deri në figurë të plotë dhe të qartë sikur të ishte duke ndodhur në atë çast, një moment mbresëlënës të para 20 viteve! Po shikoja me sytë e kujtesës momentin kur ai duke me folur për frymën e besimit tek Zoti, vuri dorën në buzë dhe i fryu asaj duke e drejtuar drejt qiellit…!

”“ Asgjë se pengon atë! Ajo është e lirë të shkojë kudo deri në qiell. Fryma do të kthente drejtim, apo ndalonte vetëm në rastet kur një materie, objekt do ti dilte përpara – më tha duke më shpjeguar filozofikisht idenë e pasurisë e cila sa të ndihmon aq ta merr lirinë…!

Ndërsa kujtova atë çast unik që kishte mbetur shumë domethënës në kujtesën time, sigurisht që mendova me respektin më të madh të mundshëm se ai mbetej profesori im më i zoti dhe më i mire I jetës sime, por adhurimi im i vetëm i jetës time, kishte pësuar një ndryshim të madh…!

Share: