Home KRYESORE Opozita te shpjegojë pse BE dhe FMN tërheqin vërejtjen për dëmet që...

Opozita te shpjegojë pse BE dhe FMN tërheqin vërejtjen për dëmet që po i bën Kosovës?

Nga Rexhep Kastrati

Folën amerikanët, folën gjermanët, folën britanikët, foli BE, e tash edhe FMN-ja. Dhe të gjithë kundër opozitës dhe për dëmet që po ia sjell Kosovës. Ambasadori amerikan, Greg Delawie paralajmëroi dje për dëmet që opozita po ia shkakton Kosovës edhe në aspektin ekonomik, edhe në aspektin e integrimeve ndërkombëtare, kurse FMN po bën paralajmërime shumë serioze për Kosovën.

Opozita po dëmton Kosovën edhe në aspektin e zhvillimeve ekonomike, edhe në aspektin e anëtarësimit në UNESCO dhe në organizata të tjera, si dhe liberalizimin e vizave. Dhe po i bën shërbim të madh Serbisë dhe Rusisë. Duket qartë tashmë se Serbia dhe Rusia e kanë zhvendosur betejën e tyre në Prishtinë dhe mu në Kuvendin e Kosovës.

Opozita duhet t’ia shpjegojë popullit se përse amerikanët janë kundër sjelljes të saj; duhet t’ia shpjegojë popullit pse gjermanët nuk përkrahin veprimet e saj; duhet t’ia shpjegojë popullit pse britanikët nuk mbështesin dhunën e saj; por opozita duhet t’ia shpjegojë popullit pse BE dhe FMN tërheqin vërejtjen për dëmet që po ia bën Kosovës? Apo të gjitha këto janë për shkak të “imperializmit” amerikan?

Share: