Home KRYESORE Paraardhësit e Presidentit Donald Trump

Paraardhësit e Presidentit Donald Trump

Përgatitur nga Kasem Seferi

Barack H. Obama Presidenti i 44 – të i Shteteve të Bashkuara.

Historia e tij është histori amerikane – vlerë nga pjesa më e shëndoshë e shoqërisë, një edukim i klasës së mesme në një familje të mirë, puna këmbëngulëse dhe arsimi si mjete për të çarë përpara në jetë dhe bindja që një jetë aq e bekuar duhet të jetohet në shërbim të të tjerëve.

Donald Trump është Presidenti i 45 – të i Shteteve të Bashkuara

Donald Trump vjen nga fusha e sipërmarrjes në politikë, shoqëruar nga dështime dhe suksese. Në politikën amerikane vjen me shumë dritë – hije për të ardhmen e Shteteve të Bashkuara dhe rendit botëror

George Washington (1789-97)

george washintonNë 30 prill, 1789, George Washington, duke qëndruar në ballkonin e Hollit Federal ne “Wall Street” në New York, bëri betimin e tij si President i parë i Shteteve të Bashkuara. “Në situatën tonë para së gjithash do të shërbej për të vendosur një Preçedent (vendim zyrtar që do të shërbejë për raste të ngjashme Xh.),” i shkroi ai James Madisonit “devotshmërisht dëshirohet që këta preçedentë të mund të fiksohen mbi parime të vërteta.”.

John Adams (1797 – 1801)

john adamsI arsimuar dhe mendimtar, John Adams ishte më i shquar si filozof politik se politikan. “Njerëzit dhe kombet farkëtohen në zjarret e fatkeqësisë” tha ai, padyshim duke menduar në lidhje me përvojën amerikane si dhe përvojën e tij personale.

Thomas Jefferson (1801- 09)

thomas jeffersenI përfshirë në mënyrë aktive në kofliktin partiak në vitin 1800, Thomas Jefferson në një letër private shkruajti: “Unë i kam premtuar zotit në

James Madison (1809-17)

james madisonNë përurimin e tij, James Madison, një burrë i vogël, u shfaq plak dhe i më i moshuar; Irving Washington e përshkroi atë si “por një John – mollë të vogël të rrudhur.” Por cilado mungesë në hijeshinë e tij, u kompensua nga ngrohtësia dhe hareja e gruas së kolme të Madisonit, Dolley. Ajo ishte mburrja e Washingtonit.

James Monroe (1817-25)

james monroeNë ditën e Vitit të Ri, 1825, në pritjen e tij të fundit vjetore në Shtëpinë e Bardhë, Presidenti James Monroe i bëri një përshtypje të këndshme një zonje të Virginias e cila shtrëngoi dorën e tij:

“Ai është i gjatë dhe i formuar mirë. Veshja e tij e thjeshtë dhe në modën e vjetër… Sjellja e tij ishte e qetë dhe me dinjitet. Nga shprehja e hapur e ndershme e syve të tij… unë mendoj se ai vërtetë e meriton lëvdatën e dhënë nga i madhi Jefferson, i cili tha: “Monroe ishte aq i ndershëm sa që po t’a nxirrnit shpirtin e tij nga brenda jashtë nuk do të kishte asnjë njollë mbi të.’”.

John Quincy Adams (1825-29)

John qumcy adamsI pari President biri i një Presidenti, John Quincy Adams në shumë aspekte paralelizoi me karrierën, temperamentin dhe pikëpamjet e babait të tij shumë të famshëm dhe të respektuar. I lindur në Braintree të Massachusetts, në 1767, ai e ndoqi betejën e Buncer Hill nga lartësia e Kodrës Penn mbi fermën e familjes. Si sekretar i babait të tij në Europë, ai u bë gjuhëtar i zoti dhe mbajtës i zellshëm i shënimeve në ditar.

Andrew Jackson (1829-37)

andrew jacksonAfërsisht më shumë se ndonjë prej pasardhësve të tij, Andrew Jackson u zgjodh me anë të votës popullore; si President ai kërkoi të vepronte si përfaqësues i drejtëpërdrejtë i njeriut të zakonshëm.

Martin Van Buren (1837-41)

martin van burrenVetëm 5 këmbë dhe 6 inç i gjatë, por i prerë bukur, Martin Van Buren vishej në mënyrë shumë të kujdesshme. Pamja e tij e përsosur të jepte një ide tjetër të dashamirësinë dhe përvojës së tij të thjeshtë. Me prejardhje hollandeze, ai lindi në 1782, djali i një fermeri dhe kujdestari taverne në Kinderhook, New York.

William Henry Harrison (1841)

william henry harrison“Jepini atij një fuçi me verë të fortë molle dhe paguani një pension prej dymijë në vit për atë dhe fjalën time për këtë gjë” e vinte në lojë me budallallëk një gazetë demokratike “ai do të ulet… pranë një zjarri të një “qymyri detar”, dhe do të studiojë filozofinë e moralit.” Liberalët, duke u kapur në këtë hap të gabuar politik, në 1840 prezantuan kandidatin e tyre William H. Harrison, si një luftëtar të thjeshtë të kufirit me indianët, që jetonte në një kasolle me trungje, duke pirë verë molle, në kontrast të thellë me aristokratin Van Buren që gjerbte shampanjë.

Joh Tyler (1841-45)

John talyrMe nofkën “Fatkeqësia e Tij” John Tyler ishte Zevendës Presidenti i parë që u ngrit në zyrën e Presidentit nga vdekja e paraardhësit të tij.

Lindur në Virginia në 1790, ai u rrit duke besuar që Kushtetuta duhej të interpretohej në mënyrë strikte. Ai kurrë nuk u lëkund nga kjo bindje. Ai ndoqi Kolegjin e William dhe Mary dhe studioi për drejtësi.

James K. Polk (1845-49)

james polkShpesh i quajtur si Presidenti i parë “kalë i zi”, James K. Polk ishte i fundit prej Jacksonianëve që ulej në karrigen e Shtëpisë së Bardhë dhe i fundit President i fortë deri në Luftën Civile.

Ai lindi në kontenë Mecklenburg, në Karolinën e veriut, në 1795. Studioz dhe me punë këmbëngulëse, Polk u diplomua me tituj nderi në 1818 nga Universiteti i Karolinës së Veriut. Si avokat i ri ai hyri në politikë, shërbeu në legjislaturën e Tennessee dhe u bë mik i Andrew Jackson.

Zachary Taylor (1849-50)

zackaryVeriorët dhe jugorët u grindën ashpër nëse territoret e rrëmbyera nga Meksika duheshin hapur për skllavërinë, dhe madje disa jugorë kërcënuan me ndarje. Duke qëndruar i fortë, Zachary Taylor ishte i përgatitur për ta mbajtur Unionin të bashkuar me anë të forcave të armatosura më saktë se me anë të kompromisit.

I lindur në Virginia në 1784, si foshnjë ai u mor në Kentucky dhe u rrit në një plantacion. Ai ishte një oficer kariere në ushtri, por e folura e tij ishte më shumë si një e folur fshatari. Shtëpia e tij ishte në Baton Rouge, në Luisiana; ai zotëronte një plantacion në Misisipi.

Millard Fillmore (1850-53)

milliard filmoreMe ngritjen e tij nga një kasolle me trungje në pasuri dhe në Shtëpinë e Bardhë, Millard Fillmore demonstroi se nëpërmjet veprimeve metodike dhe njëfarë kompetence një njeri pa shpresë mund ta bënte realitet ëndrrën amerikane.

Lindur në vitin 1800 në Kontenë Finger Lakes të New Yorkut, Fillmore ishte një i ri që i duroi privacionet e jetës së banorit të kufirit. Ai punoi në fermën e babait të tij dhe në moshën 15 vjeçare ishte çirak tek një rrobaqepës. Ndoqi shkollat me një dhomë dhe ra në dashuri me mësuesen e tij kokëkuqe, Abigail Powers, e cila me vonë u bë gruaja e tij.

Franklin Pierce (1853 – 57)

franklinFranklin Pierce u bë President në kohën e një qetësie të dukshme. Shtetet e Bashkuara, me anë të virtytit të Kompromisit të vitit 1850, dukeshin sikur e kishin përballuar stuhinë e përçarjes lokaliste. Me ndjekjen e rekomandimeve të këshilltarëve jugorë, Pierce, një qytetar i Anglisë së Re, megjithëatëshpresoi ta parandalonte shpërthimin tjeter të asaj lloj stuhie. Por politikat e tij, larg prej ruajtjes së qetësisë, shpejtuan copëtimin  e Bashkimit.

James Buchanan (1857- 61)

buccananI gjatë, me hije të rëndë dhe në mënyrë të prerë zyrtar, me prejardhjen e tij të lartë i mbështjellë me rrobat e tij të shtrenjta, James Buchanan ishte i vetmi President që nuk u martua kurrë.

Duke drejtuar një komb që po ndahej me shpejtësi, Buchanan i kapi jo në përputhje me kërkesat e kohës realitetet politike. Duke u mbështetur në doktrinat kushtetuese për të mbyllur përçarjen e gjërë mbi skllavërinë, ai nuk ia doli të kuptonte se Veriu nuk do t’i pranonte argumentet kushtetues të cilët favorizuan Jugun. Ai as mund ta kuptonte si i kishte rirrjeshtuar lokalizmi

Abraham Lincoln (1861- 65)

abraham linkolnLinkolni e paralajmëroi jugun në Fjalën e tij Përuruese: “Në duart tuaja të dashur bashkëatdhetarë të pakënaqur, dhe jo në miat, është çështja e çastit të luftes civile. Qeveria nuk do t’ju sulmojë … Ju nuk keni betim të regjistruar në Qiell për ta shkatërruar qeverinë, ndërsa unë kam betimin me solemn për ta ruajtur, mbrojtur dhe përkrahur atë.”.

Andrew Johnson (1865 – 69)

andrew johnsonMe Vrasjen e Linkolnit, Presidenca ra mbi një Demokrat jugor tradicional Jacksonian, i pikëpamjeve pro të drejtave të shteteve. Megjithëse një burrë i ndershëm dhe i nderuar, Andrew Johnson ishte njëri nga Presidentët më të pafat. Në Kongres të rreshtuar kundër tij ishin Republikanët Radikalë, që në mënyrë të shkëlqyer dhe pa mëshirë udhëhoqën me taktikat e tyre. Johnson ishte ishte një kundërshtar i dobët për ta.

Ulysses S. Grant (1869 – 77)

grantiVonë në administratën e Andrew Jacksonit, Gjen. Ulysses S. Grant u grind me Presidentin dhe vetë u bashkua me Republikanët Radikalë. Ai ishte si simboli i ngadhnjimit të Bashkimit gjatë Luftës Civile, kandidati

Rutherford B. Hayes (1877- 81)

rutherfordPërfituesi i zgjedhjeve më të debatueshme në historinë e  Amerikës, Rutherford B. Hayes, solli në Kështjellën Ekzekutive dinjitet, ndershmëri dhe reforma të moderuara.

Për kënaqësinë e Bashkimit Kristian Antialkoolist të Grave, Lucy Webb Hayes kreu urdhërat e burrit të saj për të larguar nga Shtëpia e Bardhë verërat dhe pijet e tjera alkoolike.

James A. Garfield (1981)

garfieldSi i fundit prej Presidentëve të ardhur nga kasollet me trungje James A. Garfield sulmoi korrupsionin politik dhe fitoi mbështetjen për Presidencën një përmasë prestigji, që e kishte humbur gjatë periudhës së Rindërtimit.

Chester A. Arthur (1881 – 85)

chester arthurDinjitar, i gjatë dhe i pashëm, me mjekër të porsarruar dhe mustaqe anësore, Chester A. Arthur “ngjante si President”.

I biri i një predikuesi Baptist që kishte emigruar nga Irlanda e Veriut, Arthuri lindi në Fairfield, Vermont në 1829. Ai u diplomua në Kolegjin Union në 1848, dha mësim në shkollë, u pranua në një zyrë juridike dhe punoi si jurist në qytetin e New Yorkut. Herët në Luftën Civile ai shërbeu si Gjeneral Prapavije për shtetin e New Yorkut.

Grover Cleveland (1885 – 89)

glover clevantDemokrati i parë i zgjedhur pas Luftës Civile, Grover Cleveland ishte Presidenti i vetëm që e la Shtëpinë e Bardhë dhe të kthehej për një mandat të dytë katër vjet më vonë.

Një prej nëntë fëmijëve të një lideri Presbiterian, Cleveland lindi në New Jersey në vitin 1837. Ai u rrit në pjesën veriore të shtetit të New Yorkut. Si avokat në Buffalo, ai u bë i njohur për koncentrimin e tij me vemendje mbi çfarëdo detyrë ai u përball.

Në moshën 44 vjeçare, ai doli në pah në politikë, që e çoi atë për tre vjet në Shtëpinë e Bardhe. Duke u përpjekur si reformator ai u zgjodh Kryetar i Bashkisë së Buffalos në vitin 1881 dhe më

Benjamin Harrison (1889 – 93)

benjamin harisonI emëruar për President në votimin e tetë të fshehtë në Konventën Republikane të 1888, Benjamin Harrison udhëhoqi një prej fushatave të para ballëpërballë, duke u dorëzuar fjalime të shkurtra delegatëve që e vizituan atë në Indianapolis. Meqenëse ai ishte 5 këmbë dhe 6 inç i gjatë Demokratët e quajtën “Beni i Vogël”; Republikanët iu përgjigjën se ai ishte mjaft i madh për të veshur kapelen e gjyshit të tij, “Old Tippecanoe.”

Grover Cleveland (1893 – 97)

grover klevant

Demokrati i parë i zgjedhur pas Luftës Civile, Grover Cleveland ishte presidenti i vetëm që la Shtëpinë e Bardhë dhe u kthye për një mandat të dyte katër vjet më vonë.

William McKinley (1897 – 1901)

williamiNë Kuvendin Republikan të vitit 1896, në kohën e depresionit, biznesmeni i pasur i Clevelandit Marcus Alonzo Hanna siguroi për zgjedhjen e mikut të tij William McKinley si “agjent i përparuar i lulëzimit.” Demokratët, që mbronin “sistemin e lirë monetar dhe pa kufij të arit dhe të argjendit” i cili do të kishte një inflacion të butë të parasë – emëruan William Jennings Bryan.

Theodore Roosevelt (1901 – 09)

teodor rusveltMe vrasjen e Presidentit McKinley, Theodore Roosevelt, pa mbushur 43 vjeç, u bë Presidenti më i ri në historinë e Kombit Amerikan. Ai solli gjallëri dhe fuqi të re në Presidencë, pasi ai e udhëhoqi energjikisht Kongresin dhe publikun amerikan drejt reformave progresive dhe një politikë të jashtme të fortë.

William Howard Taft (1909 – 1913)

taftJurist i famshëm, administrator efektiv, por politikan i varfër, William Howard Taft harxhoi katër vjet të parehatshëm në Shtëpinë e bardhë. I madh, gazmor dhe i ndërgjegjshëm ai u kap në betejat e mëdha ndërmjet progresistëve e konservatorëve dhe dhe u vlerësua pak për arritjet e administratës së tij.

Woodrow Wilson (1913 – 21)

woodrow willsonWoodrow Wilson, si Roosevelti para tij, e paraqiti veten si përfaqësues personal i njerëzve të popullit. “Asnjë tjetër, por Presidenti,” tha ai, “duket se pritet … t’i kushtojë vemendje interesave të përgjithshme të vendit.” Ai zhvilloi një program për reforma progresive dhe kërkoi lidershipin ndërkombëtar në ndërtimin e një rregulli të ri botëror. Në vitin 1917 ai shpalli hyrjen amerikane në Luftën e parë botërore, një orvatje për ta bërë botën “të sigurt për demokracinë”.

Warren G. Harding (1921 – 23)

hardingPara emërimit të tij, Warren G. Harding deklaroi, “E tashmja e Amerikës nuk është heroizmi, por shërimi; jo anësitë, por normaliteti; jo revolucioni, por restaurimi; jo agjitacioni, por korigjimi; jo kirurgjia, por qetësia; jo dramatikja, por pasionantja; jo eksperimenti, por përgatitja; jo përmbytja në mënyrë ndërkombëtare, por mbështetje në triumfin kombëtar …”

Calvin Coolidge (1923 – 29)

coolideNë 2:30 në mëngjesin e datës 3 Gusht 1923, ndërkohë që bënte vizitë në Vermont, Kalvin Coolidge mori lajmin që ai ishte President. Me dritën e një llambe vajguri, babai i tij, i cili ishte një noter publik, zbatoi betimin e detyrëz kur Coolidge vendosi dorën e tij mbi Biblën e familjes.

Herbert Hoover (1929 – 33)

hoverDjali i një kovaçi Quaker, Herbert Clark Hoover solli në Presidencë një reputacion të pashembullt për shërbimet publike si inxhinier, administrator dhe humanist.

Franklin D. Roosevelt (1933 – 45)

Duke e filluar detyrën në thellësi të Depresionit të Madh, Franklin. D. Roosevelt e ndihmoi popullin amerikan të rifitonte besimin në vetvete. Ai solli shpresë ashtu si ai premtoi nxitje, veprim të fuqishëm dhe kërkoi në Fjalimin e tij të Përurimit ”gjëja e vetme të cilës ne duhet t’ia kemi frikën është vetë frika”.

Harry Truman (1945 – 53)

trumanGjate pak javëve të tij si Zevendës President, Harri S. Truman rrallë herë e takoi Presidentin Roosevelt dhe nuk mori informacion të përmbledhur për zhvillimin e bombës atomike, ose vështirësitë e panumërta me Bashkimin Sovjetik. Papritur këto dhe një mizëri e problemeve të tjera të kohës së luftës bënë që Trumani t`i jepte zgjidhje kur ai u bë President më 12 Prill 1945. Gazetarëve ai u tha: ”Unë ndjeva se hëna, yjet dhe të gjithë planetët kishin rënë mbi mua.”

Dwight D. Eisenhower (1953 – 61)

eisenhoverDuke sjelle në Presidencë prestigjin e tij si gjeneral komandues i forcave triumfuese në Europë gjatë Luftës së Dytë Botërore, Duajt D. Eisenhauer fitoi armëpushimin në Kore dhe punoi pa ndërprerje gjatë dy mandateve të tij për të ulur tensionet e Luftës së Ftohtë. Ai ndoqi politika të moderuara të “Republikanëve Modernë”, duke theksuar pasi ai e la detyrën:” Amerika është sot vendi më i fuqishëm, më influencuesi dhe më produktiv në botë”.

John Kennedy (1961 – 63)

john kenedi

Në 22 Nëntor të vitit 1963, kur i kishte kaluar me vështirësi të parat e 1000 ditëve në detyrë, John Fitzgerald Keneddy u vra nga plumbi i një vrasësi pasi eskorta e tij u godit në mes të Dallasit, Texas. Kennedy ishte burri më i ri që u zgjodh President.

Lyndon B. Johnson (1963 – 69)

johnson“Një Shoqëri e Madhe” për popullin amerikan dhe miqtë e tij kudo ishte vizioni i Lyndon B. Johnson. Në vitet e tij të para të detyrës ai fitoi miratimin e njërin prej programeve legjislative më të mëdha në historinë e vendit. Duke ruajtur sigurinë e përbashkët, ai vazhdoi në mënyrë të shpejtë betejën në rritje për të mos lejuar regjimin komunist në Vietnamin e Jugut.

Richard M. Nixon (1969 – 74)

niksonPajtimi ishte i pari qëllim i vendosur nga Presidenti Richard M. Nixon. Vendi u nda me dhimbje, me turbullira në qytete dhe luftë përtej detit. Gjatë Presidencës së tij, Nixoni ia doli ndalimit me sukses të luftës në Vietnam dhe në përmirësimin e marrëdhënieve me Bashkimin e Republikave Socialiste Sovjetike dhe Kinën. Por skandali i Watergate solli ndarje të reja për vendin dhe çoi tek e fundit në dorëheqjen e tij.

Gerald R. Ford (1974 – 77)

ford

Kur Gerald R. Ford beri betimin për detyrën e Presidentit më 9 Gusht 1974 ai deklaroi, “Unë e nis detyrën e Presidentit ndën rrethana të jashtëzakonshme … . Kjo është ora e historisë që turbullon mendjet tona dhe plagos zemrat tona.”

Jimmy Carter (1977- 81)

karterJimmy Carteri aspiroi ta bënte qeverinë “kompetente dhe me ndjenjën e simpatisë për popullin” të gatshme për amerikanët dhe shpresat e tyre. Arritjet e tij ishin te dukshme, por në epokën e kostove të ngritura të energjisë, inflacionit në rritje, ishte e pamundur për administratën e tij t’i plotësonte ato shpresa të mëdha.

Ronald Reagan (1981- 89)

reganNë fund të dy mandateve të tij në detyrën e Presidentit, Ronald Reagan i shikonte me kënaqësi arritjet e programit të tij përtëritës i njohur si Revolucioni Reagan, i cili synoi të rigjallëronte popullin amerikan dhe të zvogëlonte vartësinë e tij nga qeveria. Ai e ndjeu se i kishte përmbushur premtimet e fushatës se tij të vitit 1980 që të rivendoste “gjëmimin e madh dhe të sigurtë të progresit amerikan, të rritjes ekonomike dhe optimizmit.”

George H. W. Bush (1989 – 93)

george bushGeorge Bush solli në Shtëpinë e Bardhë dedikimin për vlerat tradicionale amerikane dhe vendosmërinë për t’i drejtuar ato drejt të bërit të Shteteve të Bashkuara “një vend më të dobishëm, më miqësor dhe më paqësor.” Në Fjalimin e tij të Përurimit ai u zotua në “një moment plot me premtime” për ta përdorur forcën amerikane si “një forcë për mirë”.

William J. Clinton (1993 – 2001)

clinton billyGjatë administratës së William Jefferson Clinton, SHBA shijuan më shumë paqe dhe mirëqenie ekonomike se në çdo kohë në historinë e tyre. Ai ishte i pari President Demokrat që fitoi mandatin e dytë që nga koha e Franklin D. Rooseveltit. Ai mundi të shënonte përqindjen më të ulët të papunësisë në kohët moderne, inflacionin më të ulët në 30 vjet, pronsinë më të lartë të shtëpive në historinë e vendit, duke ulur përqindjet e krimit në shumë drejtime dhe zvogëloi ndihmën ekonomike. Ai propozoi buxhetin e parë të balancuar në dekada dhe arriti një tepricë buxhetore. Si pjesë e një plani për të festuar mijëvjeçarin në vitin 2000, Clinton bëri thirrje për një inciativë të madhe kombëtare për t’i dhënë fund dallimit racial.

George W. Bush (2001 – 2009)

bushiLindi më 6 Korrik, 1946 dhe shërbeu si Presidenti i 43 – të i Shteteve të Bashkuara nga vitit 2001 deri në vitin 2009. Ai ishte Guvernatori i 46 – të i Texasit nga 1995 deri në 2000 para se të betohej si President më 20 Janar, 2001.

 

 

Share: