Home KRYESORE Parimi i hapësirës boshe…. Nga Joseph Fort Newton

Parimi i hapësirës boshe…. Nga Joseph Fort Newton

Përktheu: Elona Caslli

E ke zakon që nuk i flak gjërat që s’ të duhen, sepse mendon se një ditë do të të hyjnë në punë.
E ke zakon t’i kursesh lekët dhe të mos shpenzosh asnjë qindarkë, sepse ke frikë se një ditë mund të mbetesh pa lekë.
E ke zakon që nuk i flak rrobat, këpucët, mobiljet, orenditë shtëpiake dhe shumë gjëra të tjera në shtëpi edhe pse kohë që nuk i përdor.
Po brenda vetes ?
E ke zakon që nuk e flak qortimin , mllefin, trishtimin, frikën dhe shumëçka.
Flaki. Duhet të lësh një hapësirë boshe për gjërat e reja që do të ndodhin në jetë.
Nuk duhet t’i mbash brenda vetes ato gjëra që s’ të duhen, sepse mirësia do të vijë.
Forca e hapësirës që ke lënë bosh , do të përthithë dhe do të tërheqë gjithçka që ta do zemra.
Nëse e mbush veten me ndjesi të vjetra që nuk të hyjnë në punë, qoftë fizikisht dhe qoftë emocionalisht, nuk do të kesh vend për gjëra të reja.
Të mirat duhet të qarkullojnë. Pastroji sirtarët, dollapet, dhomën plot me rroba të vjetra, garazhin. Dhuroji gjërat që nuk i përdor.
Rrjedhën e jetës nuk e ndërpresin gjërat që nuk i flak , por domethënia e tyre.
Kur nuk flak diçka , mendon për skamjen dhe varfërinë. Mendon se nesër nuk do ta kesh atë që do të  duhet.
Kur nuk i flak ato gjëra që s’ të duhen, i dergon trurit dhe jetës dy mesazhe:
Nuk ke besim tek e nesërmja dhe mendon se E reja dhe E mira nuk janë për ty.
Dhe prandaj gëzohesh kur nuk i flak gjërat e vjetra.
Flaki gjërat që kanë humbur ngjyrën dhe shkëlqimin.
Lëre të Renë të hyjë në shtëpinë dhe në zemrën tënde.

Share: