Home KRYESORE Perplasja Artan Hoxha Sali Berisha dhe ‘Djerrinat e shpirtit’.

Perplasja Artan Hoxha Sali Berisha dhe ‘Djerrinat e shpirtit’.

Nga Capajev Gjokutaj

Mbrëmë në News 24 pati një përplasje të ashpër mes Sali Berishës dhe gazetarit Artan Hoxha. Akuza të rënda. Secili e quante tjetrin, as më pak e as më shumë, por vrasës.

Në një shoqëri kanunore sherre të tilla do t’i fashiste vetëm plumbi. Në një shtet ligjor puna do përfundonte në gjyq dhe vështirë se do kalonte pa penalitete.

Tek ne nuk ndodh gjë, përpos spektakleve me akuza e kundërakuza. Me sa duket jetojmë në një shoqëri as… as… As kanunore e as juridike.

Si të mos mjaftonin dyluftimet e VIPA-ve që s’i lenë kusur njeri-tjetrit, vjen dhe media e jep një dorë: Ai i tha kështu, ky ia priti ashtu.

Jo fakte po akuza e sharje që amplifikohen sikur mediat të ishin megafonë dhe jo instrumenta që ndriçojnë situatat dhe orientojnë publikun.

Mundet që jemi shoqëri ‘as kanunore e as ligjore’, por epokën post-truth e përjetojmë rendshëm. Ç’rëndësi kanë faktet dhe e vërteta para sensasioneve, emocioneve dhe, sidomos, klikimeve????

( Nga cikli ‘Djerrinat e shpirtit’ )

Share: