Home KRYESORE Përplasja e Habilajve me ish-shefin e antidrogës/ Artan Habilaj: Zaganit i thashë...

Përplasja e Habilajve me ish-shefin e antidrogës/ Artan Habilaj: Zaganit i thashë “mos më ndiq më…”

Vëllai i madh i vëllezërve habilaj, Artan Habilaj në një intervistë për “Gazetën Shqiptare” ndër të tjera ka folur edhe për problemet që kanë patur me ish-shefin e Kufirit dhe më pas të Antidrogës, Dritan Zagani.

Pjesë e Intervistës së Artan Habilajt në korrik 2015, për G.SH

A keni patur njohje me Zaganin, ndonjë njohje, apo kontakte ju apo ndonjë nga vëllezërit tuaj?

Unë nuk kam pasur absolutisht kontakte me z.Zagani, thjesht në një moment të caktuar në Durrës më është bllokuar një shumë lekësh, dhe që atëherë më është vënë në ndjekje. Më është vënë nga pas për të vënë gjobë.

Gjobë në cfarë kuptimi?

Në kuptimin që unë ti thosha Zaganit, mos më ndiq nga pas, mos më ngacmo, thjesht për të më vënë presion. Zagani ka qenë në kohën e tij, në Vlorë, ka qenë mbreti i Portit, nuk mund ti fliste asnjë njeri. Zagani më ka penguar gjithë biznesin.

Share: