Home KRYESORE Perse vjen Xh. Kerry ne Tirane?

Perse vjen Xh. Kerry ne Tirane?

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Brenda pak javesh, kryediplomati amerikan, Xhon Kerry viziton dy kryeqytetet shqiptare-Prishtinen dhe Tiranen. Ndonese agjenda e diplomatike e ShBA ka nje zhvendosje te dukshme drejt zonave te krizave te sotme te sigurise globale, serish vemendja ndaj faktorit politik shqiptar mbetet e larte ne Uashington.

Bazuar ne njoftimet publike, kryediplomati amerikan ka ne agjenden e tij bilaterale qeshtjet themelore te politikes shqiptare-reformen ne drejtesi, dekriminalizimin e politikes dhe ecurine e proceseve te integrimit ne BE.

Ne keto aspekte Shqiperia po karakterizohet nga nje ecuri e ngadalte, kontradiktore dhe shpesh e paqarte. Prandaj mbeshtetja e ShBA ne keto aspekte konsiderohet vendimtare per Shqiperine. Opinioni publik shqiptar vijon te kete pritshmeri te larta tek ShBA, sidomos ne kushtet e renies se dukshme te besimit te politika dhe institucionet e brendshme.

Shqiperia konsiderohet nga ShBA dhe diplomacia e tyre edhe si faktor ne peshe dhe influence ne qendrat e rendesishme shqiptare ne Ballkanin Perendimore, posaqerisht ne Kosove dhe Maqedoni. Diplomacia amerikane pret nje rol konstruktiv shume me aktiv te Tiranes zyrtare ne mbare hapsirat shqiptare dhe ne Ballkanin Perendimor.

Roli konstruktiv me aktiv i Shqiperise ne hapsirat shqiptare do t’i ndihmonte lehtesimit te zgjidhjes krizes politike ne Kosove dhe te asaj politike e nderetnike ne Maqedoni me rruge e mjete politike, diplomatike dhe demokratike. Tirana eshte shquar per rolin e vet konstruktiv ne rajon, por kohet e fundit verehet nje pasivitet i dukshem i saj ndaj krizave qe kane perfshire Kosoven dhe Maqedonine.

Vizita e Xh. Kerrit ne Tirane tejkalon marredheniet bilaterale ShBA-Shqiperi dhe rolin e kesaj te fundit ne Ballkanin Perendimor. Aktualisht kjo vizite merr rendesi gjeostrategjike per ShBA dhe NATO ne kushtet e krizave serioze bashkekohore.

Perkeqesimi i marredhenieve Perendim-Rusi, zgjerimi i krizes ne Siri, rritja e rrezikut nga terrorizmi islamik, valet e refugjateve permes rruges ballkanike perbejne kercenime shume serioze per paqen dhe sigurine ne kete krah te Aleances se Atlantikut te Veriut.

Ne keto rrethana te konjukures nderkombetare rritet pergjegjesia gjeostrategjike e Shqiperise si antare e NATO dhe aleate e ngushte e ShBA. Eshte momenti qe Shqiperia te deshmoje rol me aktiv dhe gadishmeri me te larte per te marre me shume pergjegjesi dhe detyra konkrete ne mbeshtetje te NATO, ShBA dhe BE.

Pozicioni gjeografik i Shqiperise si portal detar i NATO dhe BE e vendos ate ne qender te vemendjes nderkombetare. Kjo eshte karta me e forte e Shqiperise. Prandaj Shqiperia lypet ta luaj mire kete karte ne dobi te interesave te saj kombetare dhe te bashkepunimit me ShBA, NATO dhe BE.

Share: