Home KRYESORE PLEQËRIA: AKSIONERE ME MORTJEN!

PLEQËRIA: AKSIONERE ME MORTJEN!

Nga Haberet e Mitro Celes

Nga të gjitha sëmundjet që Perëndia i ka bërë “peshqesh” miletit, ( dhe i paçim uratën, është treguar dorëlëshuar,) mortja është sëmundje ekstra . Mund ta shtysh në vite, por akush nuk shpëton.

Mortja ka një aksioner: Pleqërinë. Pleqëria çfaqet urtë e butë e plot tigani. Të merr një sy. Por mund të ti marrë të dy. Të shurdhon nga një vesh. Por nuk ka asnjë siklet të të bëjë shurdh. Ta vë kandarin në gjumë dhe e zgjon vetëm kur shkon në tualet. Burrë i çburrëruar për së gjalli. Të hedh, të zbardh dhe të hollon qimen. Të fishk zhapën. Pa asnjë mëshirë të dhuron skelorzën. Burri ose gruaja torollepsen. Flasin përçart. Dalin nga shtëpija dhe nuk gjejnë rrugën të kthehe. Ngatërrojnë fëmijët dhe sidomos gratë…

Sikur të flasim më mirë për përvojën time? Dy vjet më parë më la shëndenë veshi i majtë. Shkova tek dhjatroi. Më, ngushëlloi më fjalë zëmre: Sa pranvera je?…Hë?!…Ke dy mundësi. A. Veshi ka dëmtim mekanik. Bën vaki, por rrallë, rrallë ama, mundet të të kthehet dëgjimi. B. Dëmtim nervor. Ska derman…Ndizi një qiri në kishë!…Kur i doli varjanti i dytë dhjatroit?

Lavdi Perëndisë, nuk kam skerozë të thellë. Dmth kthehem në shtëpi më këmbët e mija. Por vogëlsirat, shtohen çdo ditë. Problem kam me sms. I bëra një zonjë një urim për vitin e ri. I shkrova kur do ta “pimë” një kafe. Tek fjala “pimë” në vend të “p” vura “q”…

Një ditë mora dy mesazhe. 1. Djali që punon në bangë më shkruante:” U emërova kryespecialist.” 2. Një mik më njoftonte:” Pas një sëmundje të gjatë, më vdiq babai.” Djalit ju përgjigja:” Të lumtë bytha.” Mikun e ngushëllova:” Me gëzime, pas kësaj dite.”…Një ditë më von takova mikun: “ Nuk të vjen turp nga vetja. Talle me të vdekurit?!”…Dhe më tregoi sms. I kisha dërguar sms-në e djalit…As u skuqa e as u zvrdha…Fajin e ka skleroza…

Ezmerka ka gjetur belanë…Dje harrova xhamin e makinës hapur. Fortunë. Makina u la nga jashtë e nga brenda…Një ditë parkova makinën…U ktheva. Futa çelsin. Kishte rënë batería. Për sebep të skerozës, kisha harruar stopat ndezur…

E kam bërë zakon. Harroj çelsin e shtëpisë. Pastaj pres, si zagar, sa të kthehet Ezmerka nga puna, sepse bashkë me çelsin harroj edhe celularin…

Zakonisht mar bukë me vete për në punë. E mbëshjell dhe e fut në një qese. Dje kur dolla nga shtëpija mora edhe qesen me plehra. I hodha plehrat në kazan…Mbrita tek autobuzi. Më thotë një zonja: Zoti Mitro! Po i merr në autobuz plehrat? Ja ku e ke kazanin! Bir o Mina! Kisha hedhur bukën në kazanin…?…

Sot pimë kafe. Katër femra dhe unë pesë. Duke pëshpëritur më thotë njona: “Shoku Mitro! Mbyll zinxhirin!”…Dhe u skuq!…Pse skuqe?…Miku ka rënë në gjumë letargjik, si puna e gjarpërinjëve…

Share: