Home KRYESORE Polemika Syri.net me Grupin Balfin për “privatizimin”e Gjirit të Lalëzit

Polemika Syri.net me Grupin Balfin për “privatizimin”e Gjirit të Lalëzit

Në cilesine e Drejtuesit të Departamentit të Komunikimit të Balfin Group, e ndjej të udhës t’ju sqaroj në lidhje me sa shkruani në artikullin tuaj:

“INVESTIGIMI/Si u pregatit privatizimi i Bregdetit…”

Duke respektuar lirine e medias dhe lirine tuaj te portalit syri.net deshirojme t’ju informojme se ne artikullin tuaj ka disa pasaktesi qe do t’jua bejme me dije si me poshte:

E gjykojmë se mënyra më reale e krijimit të një strategjie turizmi të qendrueshëm në Republikën e Shqipërisë, ashtu si dhe konfirmuar nga konsulentët më të njohur të kësaj fushe, është krijimi i Destinacioneve të mirëpërcaktuara turistike në bregdet.

Kompania jonë ka perdorur kete metode ne investimet e veta turistike.

Në legjislacionin e mëparshëm statusi I investitorit strategjik perfitohej vetem nga investitorët e huaj që zgjidhnin të investonin në turizëm. Me legjislacionin aktual ne fuqi prej disa vitesh, kete status mund ta perfitojne edhe subjekte shqiptare ne kushte te barabarta me te huajt.

Grupi ynë vetëm në resortin Green Coast po investon mbi 50Mln €.

Duke u bazuar në ligjin 55/2015, “Për investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, shoqëritë Green Coast shpk dhe Mane TCI shpk kanë depozituar pranë Agjencisë Shqiptare të Zhvillimit të Investimeve (AIDA) dokumentacionin përkatës për përfitimin e statusit “Investitor Strategjik” për projektet turistike “Green Coast” dhe “Neë Born”.

Dokumentacioni është protokolluar në datë 20/4/2016 me nr. protokolli 1 dhe 2 respektivisht. Midis të tjerave, duke u bazuar në nenin 27 dhe 29 të ligjit 55/2015, “Për Investimet Strategjike në Republikën e Shqipërisë”, shoqëritë aplikuese Green Coast shpk dhe Mane TCI shpk kanë kërkuar edhe mundësimin e marrjes në përdorim edhe të plazhit përballë projekteve turistike në fjalë për të suportuar zhvillimin e mëtejshëm të tyre.

Sqarojmë që në të dy rastet, investimet strategjike janë duke u realizuar në troje private dhe nuk bëhet fjalë as për privatizim të truallit e as për marrje të lejeve të ndertimit, por thjesht për shmangien e shkatërrimit të mëtejshem dhe ndotjes së plazheve nëpërmjet marrjes në përdorim të pakontrolluar nga subjekte te treta.

Sot të drejtën për marrjen në përdorim të plazheve nga individë apo kompani të palidhura me investimet e qendrueshme aty prane, e kanë Bashkitë, të cilat e kanë aplikuar gjatë gjithë vijës bregdetare, shpesh, ne menyre te paplanifkiuar dhe gabuar.

Durrësi është një shembull shumë i qartë.

Ne plazhet prane dhe perballe investimeve tona strategjike, turistike, zhvillojne ne menyre kaotike aktivitetin shfrytezues subjekte te treta, me apo pa leje nga pushteti vendor. Disa imazhe i gjeni bashkëngjitur.

Vendimi i djeshëm i Këshillit të Ministrave na jep si mundesi, aplikimin pranë bashkive respektive për lidhje kontratash përdorimi me afat të përcaktuar te plazheve perballe, por me një çmim shumë herë më të lartë sesa çdo subjekt tjeter aktual që merr nje leje shfrytezimi plazhi nga Bashkia respektive.

Niveli i tarifës së qerasë për kërkuesit e marrjes së plazhit në përdorim është 100lek/m2 në sezon turistik (4-5 muaj), ndërkohë që VKM e djeshme I jep grupit tone te drejten e perdorimit kundrejt tarifes 100 lek/m2 në çdo muaj, pra rreth 5 herë më shtrenjte sesa per subjektet e tjera.

Besojme se portali juaj do ti botoje saktesimet tona. Duke ju falenderuar paraprakisht…/360grade.al

Share: