Home KRYESORE Policia konfirmon: Vazhdon aksioni kundër Gulenistëve!

Policia konfirmon: Vazhdon aksioni kundër Gulenistëve!

Policia e Kosovës është duke e zhvilluar aksionin për arrestimin e disa zyrtarëve turq. Se aksioni është duke vazhduar e kanë konfirmuar për Express, zyrtarë nga Policia e Kosovës

Bajram Krasniqi tha për Express se të dhënat e plota rreth kësaj çështjeje dhe këtyre arrestimeve do të jepen posa të përfundojë i gjithë procesi i operacionit.

“Mund t ju konfirmoj se Policia është në zhvillim e sipër të një operacioni policor. Posa të përfundojë do të japim detaje”, ka thënë Krasniqi.

Deri më tani, Gazeta Express ka raportuar për arrestimin e pesë turqve, mëngjesin e sotëm në Prishtinë dhe Gjakovë.

Të gjithë të arrestuarit janë identifikuar nga Turqia si përkrahës të Gulenit, kundërshtarit të Erdoganit.

Të arrestuarit janë Mustafa Erdem, Yusuf Karabina, Kahraman Demirez, Cihen Ozkan dhe Hasan H. Gunakan. Ata në Kosovë prej vitesh drejtonin kolegjin “Mehmet Akif”. /GazetaExpress/

Share: