Home KRYESORE Policia sekuestron kanabisin e gazetares Eni Vasili

Policia sekuestron kanabisin e gazetares Eni Vasili

Pas shfaqjes në emisionin e saj “Studio e hapur” me një degë kanabisi në dorë, gazetarja e News 24 Eni Vasili është përballur pas transmetimit, me policinë.

Në redaksi shkuan efektivë të anti-drogës të cilët kanë kryer procedurat dhe kane pyetur gazetaren ne lidhje me kanabisin ne studion e trasmetimit.

Pritet që të dalë një komunikatë policie që do të llogarisë edhe këtë bimë kanabis tek aksionet e suksesshme të policisë kundër kultivimit të lëndëve narkotike.

Pak ditë më parë prokurorë të krimeve të rënda ndaluan për 3 orë gazetarin e këtij televizioni Artan Hoxha duke e akuzuar për dekonspirim të hetimeve të policisë.

Share: