Home KRYESORE Presidenti Nishani atakon mision PAMECA

Presidenti Nishani atakon mision PAMECA

Presidenti Bujar Nishani deklaroi sot se PAMECA ka tejkaluar mandatin e saj kur ka kritikuar prokurorinë. Presidenti la të kuptohej se momenti ku PAMECA bëri raportin tingëllon si shantazh i institucionit të akuzës në luftën kundër kanabisit dhe trafikimit të tij. Presidenti i dha sot një intervistë gazetares Merita Haklaj të abcneës.

Gazetarja: Ka pasur jehonë këto ditë një raport i PAMECA-s, Misionit të Bashkimit Europian që asiston Policinë e Shtetit. Ju keni qenë Ministër i Brendshëm, ishte një raport që media e publikoi në fakt, ishte një raport në fakt që kritikonte punën e Prokurorisë pikërisht në ato çështjet kryesore, që kanë bërë bujë dhe jehonë ndërkohë që vetë Bashkimi Europian apo institucione ndërkombëtare këmbëngulin që Shqipëria të ketë rekorde të arrestimit, ndalimit të atyre që i cilëson si peshq të mëdhenj. Ndërkohë që në këtë raport të PAMECA-s kritikohet fort puna e Prokurorisë Shqiptare pikërisht në këto raste të bujshme, të emrave që janë kritikuar fort edhe nga ambasadorët. Ju si e keni parë këtë raport të kritikuar nga media?

Presidenti Nishani: Së pari më duhet të nënvizoj faktin se agjencitë ligjzbatuese në shtetin shqiptar për një periudhë shumë të gjatë në këto 25 vitet e fundit, kam pasur edhe një eksperiencë shumë të mirë bashkëpunimi me organizata dhe institucione partnere, qoftë me ato të Bashkimit Evropian, qoftë të Shteteve të Bashkuara të Amerikës apo edhe në aspektin dy palësh me vende të Bashkimit Evropian me vende anëtare dhe vende partnere. Nuk dua të përmend të gjitha eksperiencat, por kemi eksperienca shumë të mira gjatë këtyre 25 viteve. Për sa i referohemi rastit të fundit të adresimit që vjen nga misioni PAMECA në drejtim të Prokurorisë Shqiptare, janë adresime të papranueshme. PAMECA ka dalë jashtë statusit të parashikuar për këtë mision për të cilën ajo ka ardhur në Shqipëri dhe duke dalë jashtë statusit ajo ka shkelur marrëveshjen me shtetit shqiptar.

Gazetarja: Pse çfarë duhet të bëjë PAMECA këtu?

Presidenti Nishani: PAMECA e ka të përcaktuar misionin e saj. Është një mision asistence pranë Policisë së Shtetit Shqiptar për çështje që lidhen me performancën dhe trajnimet, strukturat. Pra është mjaft e qartë statusi dhe marrëveshja e nënshkruar midis shtetit shqiptar dhe Bashkimit Europian në lidhje me Misionin PAMECA. Misioni PAMECA në rastin konkret duke iu adresuar çështjeve që shkojnë tek Prokuroria shqiptare ka dalë përtej statusit të saj, ka dalë përtej asaj ç’ka vetë Bashkimi Europian e ka ngarkuar këtë si mision apo stafin aktual të PAMECA-s ndaj unë mendoj që kjo është një çështje që i takon tashmë trajtimit të autoriteteve që kanë mbikëqyrjen dhe monitorimin e misionit të PAMECA-s në Bashkimin Europian, por unë do të shfrytëzoj rastin për të nxitur dhe inkurajuar më tej institucionin e Prokurorisë së Shtetit Shqiptar veçanërisht në situatën ekstremisht shqetësuese të trafikimit dhe kultivimit të kanabisit që Prokuroria e Shtetit të mos përkulet ndaj asnjë lloj shantazhi apo debati të pavlefshëm, por ka sfidë shumë të madhe, posaçërisht Prokuroria e Shtetit Shqiptar ka një sfidë që duhet të fokusohet tek hetimi, zbërthimi dhe tek zhbërja e gjithë kësaj platforme dhe e rrjetit të krimit të organizuar që e ka kthyer Shqipërinë në një situatë problematike kryesisht me çështjet e stabilitetit social- shoqëror, stabilitetit politik, por edhe ekonomik ku kultivimi dhe për fatin e keq trafikimi i kanabisit po kthehe në rreziqe serioze të gjitha këtyre aspekteve që unë përmenda pak më parë dhe janë rreziqe që i kanosen çdo qytetari, gjithë aktorëve dhe vetë aktorëve politikë.

Prandaj është momenti për në qasje të fortë, për një qasje shumë dimensionale në mënyrë të tillë që situata jo vetëm të mos agravojë, por të marri përgjigjen e merituar në mënyrë që e nesërmja të jetë një e nesërme krejt tjetër në raport me çështjen e krimit të organizuar dhe trafiqeve

Share: