Home KRYESORE Presidenti Nishani niset për një vizitë zyrtare në Turqi

Presidenti Nishani niset për një vizitë zyrtare në Turqi

Me ftesë të Presidentit turk Erdoğan, Kreu i Shtetit, Sh.T.Z. Bujar Nishani i shoqëruar nga Zonja e Parë, Odeta Nishani u nis për një vizitë zyrtare në krye të delegacionit shqiptar drejt Republikës së Turqisë.

Presidenti Nishani do të pritet gjatë kësaj vizite të rëndësishme nga Presidenti i Republikës së Turqisë, Sh.T.Z. Recep Tayyip Erdoğan, me të cilin do të zhvillojë një takim kokë më kokë si dhe bisedime dypalëshe në krye të delegacioneve zyrtare respektive, dhe më pas do të ketë takime dypalëshe me Kryetarin e Asamblesë së Madhe Kombëtare të Turqisë, Sh.T.Z. Ismail Karahman dhe me Kryeministrin turk Sh.T.Z. Binali Yildirim.

Agjenda e vizitës së Presidentit të Republikës përfshin edhe mbajtjen e një leksioni në Universitetin e Stambollit si dhe një takim të përzemërt e vëllazëror me bashkësinë shqiptaro-turke.

Share: