Home Approccio Italo Albanese Costamagna, presidenti i V2 Electronics ne Piemonte: Jemi kompani lider ne vende...

Costamagna, presidenti i V2 Electronics ne Piemonte: Jemi kompani lider ne vende te ndryshme. 2018 i përket zgjerimit ne Shqipëri

Artur Nura, korrespondenti i Radio Radicale për territoret shqiptare ne Ballkan dhe kolegu i tij italian Alessandro Zorgniotti ne funksion te rubrikës “Shqipëria Italisht Folëse” realizuan një vizite ne provincën e Cuneos ne Piemonte ku intervistuan personazhe VIP te botes se letrave, gazetarisë dhe biznesit.

Midis tyre edhe Antonio Livio Costamagna i cili është president i kompanisë se njohur pieomentese “V2 Electronics” qe prodhon dyer elektronike për ndërmarrje dhe vila me standard qe është prezent ne shume vende te botes nga Evropa ne Azi dhe me gjere.

Costamagna ka qene edhe kryetar i Shoqatës se Ndërmarrjeve te Vogla dhe te Mesme ne Piemonte dhe është një personazh me autoritet te rendësishem ne veri te Italisë dhe fakti qe ka zgjedhur te zgjerohet ne Shqipëri është një lajm i mire për vendin tone.

Costamagna për Radio Radicale tregon se pash zgjerimit ne Timishoara ne Rumani, i ka ardhur radha Shqipërisë për zgjerimin e shërbimit te kompanisë se tij me shume emër ne Piemonte ku duke mos fshehur kënaqesine, thotë qe ne ndërmarrjen e tij kane punuar here pas here edhe shqiptare dhe, se tashme projekti i “V2 Electronic” ne Shqipëri do përfaqësohet nga shkodrani Albert Jaku i cili kish arritur ne moshe shume te re ne Piemonte dhe tashme po kthehet se bashku me bashkëshorten italiane ne atdhe me këtë projekt.

Presidenti i “V2 Electronics” bën me dije se pas Ekspozitës se Biznesit ne Gjermani ku do përfaqësohen me produktet e tyre cilësore dhe sapo te mbaroje ky aktivitet i rendësishem, kompania e tij do vije ne Shqipëri për inaugurimin e këtij aktiviteti te ri ne Vendin e Shqiponjave ku është parashikuar edhe një pritje me autoritet lokale dhe italiane.

Costamagna thotë se “V2 Electronics” tashme ka kryer disa misione ne Shqipëri për te studiuar tregun dhe se te dërguarit e tij Roni dhe Davide Arpelino, respektivisht  Drejtor Tregtar dhe  Menaxher i Eksporteve te kompanisë, se bashku me administratorin Albert Jaku, te cilët i kane raportuar një situate pozitive te politikave administrative dhe fiskale e, për me tepër i kane sugjeruar edhe ushqimin shume te mire te restoranteve shqiptare.

Presidenti i “V2 Eletronics” si ish president i Shoqatës se Kompanive te Vogla dhe te Mesme te Piemontes, i bën apel te gjithë investitorëve italiane te zones te konsiderojnë si ai Shqipërinë, si një vend i duhur për te investuar dhe fituar ndershmërisht ne një treg akoma te ri.

Costamagna duke kujtuar kontributin e kolegut Alessandro Zorgniotti qe tashme prej disa vitesh është duke kryer realisht rolin e një ambasadori te Shqipërie ne Piemonte, ndërsa është duke nxitur investitorët e atjeshëm te konsiderojnë Vendin e Shqiponjave si një vend ku vlen te investosh prodhimin tënd, tregon se ai ne te gjitha takimet me koleget e tij imprenditore, nuk harron tu kujtoje atyre se “V2 Electronics” tashme do filloi veprimtarinë edhe ne Shqipëri dhe se ata nuk duhet te presin veçse ta vizitojnë këtë vend dhe se ai, i siguron ata qe do vendosin pozitivisht për te investuar ne vendin tone.

Presidenti i “V2 Electronics” duke kujtuar edhe iniciativën e Bashkisë Lezhe për ti vendosur një rruge te qytetit emrin e dy industrialistëve te famshme italiane Michele dhe Piero e Ferrero si një shtyse e cila do sjelle vëmendjen sociale te kësaj kompania ndërkombëtare te Piemontes te sjelle edhe interesin e shume investitorëve italiane.

Padyshim investitori Piemontez duke shprehur keqardhjen qe nuk mund te merrte pjese ne Misionin Italian te biznesit Italo – Shqiptare ne datat 19, 20, 21 shkurt ne Tirane, i uroj sukses ketij misioni te rendësishem qe kthehu Tiranen ne kryeqytetin e biznesit Italo – Shqiptar me shpresën qe do sjelle edhe bashkëpunime për investime te reja ne Shqipëri.

Share: