Home KRYESORE PROTESTE E UNIONIT TE GAZETAREVE SHQIPTARE

PROTESTE E UNIONIT TE GAZETAREVE SHQIPTARE

Dega Rajonale e Shkodrës e Unionit  të  Gazetarë ve Shqiptarë  proteston për sjelljen jokorrekte dhe arrogante  të  oficerëve të  Ministrisë  së  Mbrojtjes dhe shoqëruesve civilë  pasditen e djeshme ne mjediset e spitalit Rajonal te Shkodres ndaj korrespondentit të  Zërit të  Amerikë s (VOA) për Shkodrën, Pëllumb Sulo, në  momentin kur ky i fundit po filmonte ardhjen atje të  ministrave të  Shëndetësisë  dhe të  Mbrojtjes, respektivisht Ilir Beqajt dhe Mimi Kodhelit, menjëhere  pas aksidentit të  rëndë të helikopterit të forcave të  armatosura pranë  Ministrisë  së  Mbrojtjes në  liqenin e Shkodrës.

Sqarojmë  se filmimi që  po bënte për kronikë korrespondenti i Zërit të Amerikës ishte në  koridorin e këtij  spitali e jo në  sallën e reanimacionit. Në  këto kushte  nuk arrijmë që  të  kuptojmë  se ku ishte problemi apo shkelja e rregullave të  xhirimit që iu tha në  fillim kolegut Sulo. Me një  logjike të  thjeshtë  e gjithë  zhurma e panevojshme verbale që  u shkaktua në  nje institucion si spitali ndërmjet gazetarit që  u vetë mbrojt me të  drejtë  për punen e tij dhe oficerëve u shkaktua pikërisht nga ndë rhyrja jo profesionale e këtyre te fundit.

Rasti në  fjalë  përbën një provë  të asaj se ishin oficerët dhe shoqëruesit ata që nuk njohin rregulloren e raportit që ata duhet të  kenë  me gazetarët në  momente të  tilla kur askush nuk po i pengonte për të  bërë punën e tyre, duke i shëndrruar vetë  ata në pengues të  punës së  gazetarëve dhe shkaktarë  të  dhunës verbale.

Dega Rajonale e Shkodrës e Unionit të  Gazetarë ve Shqiptarë  proteston ndaj kesaj sjelljeje të  padenjë  dhe i kujton autoriteteve përkatëse të shtetit shqiptar se Shqipëria është  vend anëtar i NATO-s dhe se mosnjohja e limiteve që  kanë  efektivet e mbrojtjes në  raport me punën e gazetarëve na con shumë  vite më  pas.

Share: