Home KRYESORE Protestuan, procedohen penalisht 25 të rinj të PD-së dhe LSI-së

Protestuan, procedohen penalisht 25 të rinj të PD-së dhe LSI-së

Diten e djeshme, te rinjte e FRPD dhe LRI marshuan drejt Kryeministrise dhe protestuan me pankarta ne duar kunder asaj qe e quajne “qeveri e droges”. Por ne nje moment ata u perplasen me policine. Sot, blute e Tiranës bejne me dije se jane proceduar penalisht 25 shtetas për “Organizim dhe pjesëmarrje në grumbullime e manifestime të paligjshme”, si dhe për “Prishje të rendit dhe qetësisë publike”. Më datë 11.06.2018, shërbimet e policisë të Komisariatit Nr.1, proceduan penalisht shtetasit :

Këta shtetas, ditën e djeshme rreth orës 18:30, nga Ministria e Brendshme në drejtim të Kryeministrisë, kanë organizuar një tubim të paligjshëm dhe kanë vazhduar duke prishur rendin dhe qetësinë publike edhe pas lajmërimit të bërë nga ana e Policisë për shpërndarje.

Materialet iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë në ngarkim të shtetasve të lartpërmendur për veprat penale “Organizimi dhe pjesëmarrja në manifestime e grumbullime të paligjshme” dhe “Prishja e qetësisë publike”, parashikuar nga nenet 262/1 e 274 të Kodit Penal.

Share: