Home KRYESORE Provokimet e Ramës/Ja si i përgjigjet Berisha…

Provokimet e Ramës/Ja si i përgjigjet Berisha…

Ish-Kryeministri Sali Berisha nuk ka vonuar përgjigjen ndaj provokimeve të Kryeministrit Edi Rama kundrejt opozitës. Rama publikoi një foto nga “Çadra e Lirisë” në një moment kur nuk kishte asnjë mbështetës të opozitës duke ngritur pyetjen “ku janë çadristët”.

Por nuk ka vonuar përgjigjia e ish-Kryeministrit, i cili ka zgjedhur një nga fotot të mitingut të djeshëm të opozitës në bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, duke e shoqëruar me komentin “ky ishte uragani madhështor që lebetiti mbatharakun Edvin Kristaq Rama dhe e nisi me soj e sorollop në Vlorë!”.

Share: