Home KRYESORE Rama-punëtorëve të guroreve: Kapini për fyti pronarët, ata duhet t’u përgjigjen

Rama-punëtorëve të guroreve: Kapini për fyti pronarët, ata duhet t’u përgjigjen

“Kapini për fyti pronarin, ai duhet përgjigjet një për një”, tha Rama në fjalën e tij, duke u shprehur se “nuk kanë shanse të bllokojnë rrugën”.

“T’i them atyre që bllokojnë rrugët që ka vetëm një rrugë për të fituar dhe për të jetuar me punë të ndershme. Ajo rrugë është rruga e ligjit dhe e zbatimit të parimit ‘mos ha në kurrizin e tjetrit’. Vetëm atë rrugë. Në vend që të bllokoni rrugët që nuk keni shans ndonjëherë t’i bllokoni, po thjesht po e marr si shembull, por shkoni e zini për fytin pronarin atje. Ai pronari duhet t’i përgjigjet atyre një për një. Kapini për fyti dhe thojini këtu tani ke detyrimin të përgjigjesh. Ashtu si kundër u them atyre që janë në këmbë, që janë me shëndet, që kanë të gjithë muskujt në dispozicion, mos hajdeni të kërkoni ndihmë ekonomike po shkoni të punoni. Dhe kush thotë ku, u them unë. Janë plot vende pune bosh në fabrika, që nga Skrapari deri në Berat, dhe kudo”, tha Rama duke folur për mbylljen e guroreve dhe pyllëzimin e zonës dhe duke ju përgjigjur punonjësve të guroreve që një ditë më parë protestuan duke bllokuar aksin rrugor Berat-Skrapar.

Share: