Home KRYESORE Reagimi i nen kryetares se bashkise Lezhe ndaj flamurit turk dhe reagimit...

Reagimi i nen kryetares se bashkise Lezhe ndaj flamurit turk dhe reagimit te deputetit Pjerin Ndreu

Nga Alfrida Marku

Kryqi e Hana e çdo politikani e vendimmarrësi DUHET të jetë NJË Zot i vetëm, mbrojtja e drejtë e interesit më të lartë qytetar, mbajtja larg e duarve nga abuzimi, përçarja dhe kriminaliteti.

—————————-

Disa të etur për pushtet, rëndojnë mbi fenë për politikën……Protesta (e drejtë e çdo qytetari) u paralajmërua disa ditë përpara, mund ti bashkoheshe, do ishte mbrojtja më e mirë ndaj çdo veprimi/mosveprimi abuziv të mundshëm institucional (polici, prokurori, struktura vendore apo qëndrore).

Mos harro/ni Fishtën e lënë në harresë, as At Zef Pllumin e lënë në hije. Qeveria ka shpallur “Viti i Gjergj Kastriotit-Skenderbeu” 2018-ën dhe 2 Marsi i BESLIDHJES së Lezhës DUHET të jetë ditë feste zyrtare kombëtare. Bashkia e Lezhës ka shprehur vullnetin dhe kërkesën në emër të qytetarëve të saj, duke iu drejtuar zyrtarisht autoriteteve kompetente, edhe kryeministrit. Meqë Rama nuk i dha Lezhës asnjë deputet lezhjan (që është rritur me problemet e komunitetit), gjithsesi është detyrë e juaja të përfaqësoni interesin qytetar, me aq sa mundeni.

Kishit përmendur investitorët e huaj në Shqipëri….a ka më të tillë?!

Më kujtohet amerikano-libanezi që u largua me barrelë, i rrahur barbarisht, nga vendi ynë, dhe nuk gjeti mbrojtje nga autoritetet shtetërore…, për shkak se paratë e tij do të investoheshin dhe jo përpjestoheshin. Ky ishte i fundit serioz…..të tjerët “investitor” e “biznesmen” vijnë nga radhët e Orest Sotës, drogës e kriminalitetit and Co.

Kryqi e Hana, Krishti e Muhameti i çdo politikani e vendimmarrësi DUHET të jetë NJË Zot i vetëm, mbrojtja e drejtë e interesit më të lartë qytetar, mbajtja larg e duarve nga abuzimi, përçarja dhe kriminaliteti.

Aktualisht, jeni të lutur të vijoni me Veting-un dhe dekriminalizimin! Mos akuzoni çdo gjyqtar e prokuror atëherë kur ju cënohen interesat tuaja, pasi me këtë llogjikë, do të duhej të digjeshin të gjithë për disa, edhe ndër ju.

Ne shqiptarët jemi popull që njohim vlerën e bashkëjetesës dhe harmonisë fetare. Nuk na shkon të përdorim fenë për të bërë politikë!

Ne shqiptarët nuk mund as të tolerojmë kur Rama i Erdoganit nuk reagon kur flamuri ynë hiqet në takimin zyrtar të të dyve në Turqi. Atëherë, të gjithë ju, mbyllët gojën! Mund të shkruaja ‘heshtët’, por më duket më e pêrshtatshme ‘mbyllët gojën’!!

Share: