Home KRYESORE Reagon fort Fetullah Gulen për arrestimet dhe deportimet nga Kosova

Reagon fort Fetullah Gulen për arrestimet dhe deportimet nga Kosova

Udhëheqësi i organizatës FETO, të konsideruar terroriste nga Ankaraja zyrtare, kleriku Fethullah Gulen ka komentuar për herë të parë këtë të martë arrestimin dhe deportimin e 6 njerëzve të tij në Kosovë, duke e quajtur këtë një veprim banditesk.

Në intervistën e publikuar nga “Aksam”, Gulen e ka quajtur banditeske mënyrën e kapjes së “gylenistëve”.

“Banditët po marrin peng njerëzit në Kosovë. E kur them banditë, dikujt mund t’i duket si diçka e lehtë. Ky është banditizëm i pastër, siç është një banditëzm i pastër edhe pengmarrja në Pakistan. Në Mianmar po ashtu konsiderohet banditizëm i pastër. Diku tjetër quhet vrasje, e diku braktisje në mal. Të gjitha këto i kanë bërë. Këto veprime nuk i kanë bërë as tradhtarët që kanë pushtuar Stambollin në të kaluarën”, ka thënë Gulen.

Imami mysliman është personi kryesor i akuzuar nga Turqia për organizimin e tentativës së dështuar për grusht shteti, në korrik të vitit 2016, por Shtetet e Bashkuara nuk kanë pranuar ta ekstradojnë në Turqi, pasi nuk janë bindur me provat e dërguara nga Turqia për përfshirjen e Gulenit në grushtin e shtetit.

Share: