Home KRYESORE Refugjatet drejt Shqiperise- Ka vullnet, por nuk ka mundesi

Refugjatet drejt Shqiperise- Ka vullnet, por nuk ka mundesi

Nga Prof. Dr. Lisen Bashkurti

Kohet e fundit kemi degjuar nga zyrtare te larte te Qeverise Shqiptare deklarata kontradiktore lidhur me qendrimin qe do te mbante Shqiperia nese vala e emigranteve nga zonat e krizave ne Lindjen e Mesme do te mesynte drejt kufijve te saj. Deklarata me ambige eshte ajo qe “Shqiperia as nuk hape dhe as nuk mbylle kufijt per refugjatet”.

Retrospektive

Shqiptaret jane kahere popull emigrativ. Qysh nga fundi Shekullit XV e deri ne kohet tona vale-vale shqiptaret kane emigruar drejt Italise, Sofies, Bukureshtit, Ukraines, Egjiptit, Turqise, ShBA, Australise, Argjentines, Zvicres, Gjermanise, Greqise dhe ne shume vende te tjera Evropiane. Sipas nje censusi te ndermarre on line shqiptaret ne bote jane mbi 15 milione, pra me teper sesa jane ne Ballkanin Perendimore. Shkaqet e ketij emigracioni kane qene nga me te ndryshmet, duke nisur nga pushtimi Otoman, luftrat Ballkanike e Boterore e deri tek ato socio-ekonomike. Vendet e popujt e mesiperm u treguan mikprites per shqiptaret nder shekuj.

Nga ana tjeter edhe vete Shqiperia kane qene bere nder shekuj destinacion per vale emigrative nga popuj e vende te tjere. Ne trojet shqiptare erdhen nga emigrante hebreje, bullgare, vllahe, maqedone, boshnjake, malazeze, egjiptiane, ashkali, turq, rome, cigane dhe nga grupe te tjera etno-kulturore e religjioze. Shqiptaret u treguan mikprites per ardhacaket nder shekuj.

Vullnet pa mundesi

Permasat e krizes ne Afriken Veriore dhe Lindjen e Mesme jane te jashtezakonshme. Shkaqeve politike te brendshme dhe rajonale po i bashkengjiten edhe ato gjeopolitike te Fuqive te Medha. Pasojat po behen gjithnje e me tragjike. Tragjedia po prodhon nje hemoragji emigrative biblike, te papare ne historine e njerezimit.

Rruget emigrative

Qysh nisjen e krizes valet e refugjateve u ngjiten drejt Evropes. Rruga e pare ishte permes Ngushtices se Gjibraltatit drejt Spanjes e Portugalise, rruga e dyte permes Lampeduzes drejt Italise, rruga e trete permes Ballkanit, Turqise e Greqise drejt Evropes Qendrore e Perendimore.

Brenda Ballkanit ka pasur devijime te shumta se pasoje e kaosit, qendrimeve te shteteve te ndryshme dhe rrethanave gjeografike e klimaterike.

lesen bashkurtiShqiperia-tranzit dhe destinacion

Duket se valet po trokasin edhe ne kufijte e Shqiperise. Mund te jemi zone tranzite, por edhe destinacion. Vullneti shteteror e njerezor nuk mungon. Ato qe seriozisht mungojne jane strategjia, bashkepunimi me UNHCR dhe BE si dhe mundesite financiare, akomoduese e logjistike. Ne keto rrethana nuk vlejne deklaratat ambige “as hapemi dhe as mbyllemi” , por pergatitja e strategjise, bisedimet me UNHCR dhe BE si dhe gjetja e mjeteve financiare e materiale “just in case”

Share: