Home KRYESORE Rëndomë nëpër baltë kam çapitur,

Rëndomë nëpër baltë kam çapitur,

Nga Skender Braka

Rëndomë nëpër baltë kam çapitur, kam bredhur.
Nëpër të thelluarat e vragave të saj
jam rritur, jam burrëruar.
Eh sa shumë pak, kësaj dreq jete
i paskam buzëqeshur!
Ç’mizori dhimbjesh po andej nga më kanë ardhur,
më kanë shkuar.

Tani asgjë nuk më ka mbetur
prej asaj balte të jetës.
Veç pluhuri i llumit të saj drejt meje fluturon.
Ti putanë e putanave nuk di pse ngazëllehesh
dhe më thua se në këtë shkëmb të bukur ku jam rritur,
po këtu do të thinjen, do të tretem.
Pastaj nga gëzimi ulëret si të ishe përëndi.
Pluhuri duke fluturuar gjithandej më mbetet,
erës së acartë duke u tundur si një shtrigë.

Zërin të dëgjoj të fshehur pas një psherëtime.
Pas një këngë të trisht si piskamë e largët
Ngritu e kredhur përmes detërash.
Shekuj kam që mallin ndajm të dy
Dhe pse më urren me urejtjen ku fshihet largësia.
Të kaluarën të më risjellës, ke frikë se më lëndon.
Ke frikë se balta ime të kthehet në baltë varresh.

Share: