Home KRYESORE Robert Aliaj ofendon Alketa Vejsiun!? Je një…

Robert Aliaj ofendon Alketa Vejsiun!? Je një…

Spektakli “Dance With Me” është karakterizuar gjithmonë nga debatet e ashpra dhe diskutimet me tone të larta. As këtë të hënë nuk shpëtoi dot nga “thumbat” pavarësisht se Robert Aliaj u përpoq të tregohej “i mirë” me konkurrentët.

Të parët që e nisën garën e kërcimit ishin Trimi dhe Xhensila, të cilët u vlerësuan me pikët maksimale nga Valbona dhe Abli, mirëpo Roberti iu ka vënë një kusht që do t’ua jepte pikët vetëm pasi ti kthenin përgjigje një pyetjeje politike. Përgjigjen e Trimit ai e cilësoi shumë të dobët.

Alketa Vejsiu i kërkoi që të linte mënjanë politikën:”Boll dëgjojmë gjithë ditën politikë, le të gëzojmë, jemi në një spektakël kërcimi”.

“Nuk mund ta sheqerosim kaq shumë këtë spektakël, të jemi kaq sipërfaqësorë, të thellohemi pak më shumë. Alketa mos ji sipërfaqësore”, – ia kthen Roberti.

“Na lër të jemi sipërfaqësorë Robert, se është emisioni i Blendi Fevziut për tu thelluar në çështjet politike”, – iu kundërpërgjigj Alketa.

“Kaq shumë sipërfaqësore dhe me gjithë këtë sheqer, na zuri diabeti”, – i është kthyer Roberti moderatores, ku si gjithmonë ka diçka për të kundërshtuar./360grade.al

 

Share: