Home KRYESORE Rritet tensioni në Shkup, mijëra maqedonas fyejnë shqiptarët

Rritet tensioni në Shkup, mijëra maqedonas fyejnë shqiptarët

Edhe pse vendimi i Presidentit Gjogje Ivanov e ka plotësuar kërkesën e protestuesve maqedonas, për të mos ia dhënë Zoran Zaevit mandatin për kryeministër, për shkak të platformës shqiptare, mijëra maqedonas sërish sonte kanë protestuar kundër zyrtarizmit të gjuhës shqipe në Maqedoni.

Siç raporton Mediat maqedonase, protestuesit u mblodhën para godinës së Qeverisë për të vazhduar marshin drejtë Kuvendit, ku edhe përfundoi protesta per fat te mire pa ndonjë incident. Protestuesit u drejtuan edhe për të protestuar para selisë së LSDM-së, por u ndaluan nga kordoni policor.

Lapsi.al raporton se jo zyrtarisht mendohet se në protestën e sotme, e cila u shoqërua me shumë fyerje dhe ofendime ndaj shqiptarëve si dhe partive politike të cilat negociuan në realizmin e platformës së përbashkët shqiptare, morën pjesë rreth 6 mijë protestues.

Ajo që spikati në protestë mes tjerash ishte momenti kur presidenti Ivanov u deklarua si hero i Maqedonisë nga protestuesit pas vendimit të tij. Edhe pse nga VMRO vazhdimisht mohojnë zërat se ato qëndrojnë pas protestave, kamerat e televizioneve kane kapur pamje të zyrtarëve të lartë të kësaj partie në mesin e protestuesve.

Share: