Home KRYESORE Sa e ka rrogën Arian Çani? Flet vetë ai: Mbani frymën… (VIDEO)

Sa e ka rrogën Arian Çani? Flet vetë ai: Mbani frymën… (VIDEO)

Moderatoi i njohur Arian Çani ka qenë i ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Why Not” te Roza Latit në Ora News.

Ai ka folur gjatë për karrierën e tij por edhe ka rrëfyer detaje nga jeta e tij private. Ndër të tjera Çani ka treguar se ka një rroge shumë të lartë, por nuk ka pranuar që të japë një shifër.

“Është e lartë, nuk do preferoja ta thoja shifrën por është një rrogë shumë e mirë. Është emision komercial i cili ka çmime shumë të mëdha dhe kam shumë sponsora. Nuk dua ta them, jo për sekret, por nuk ka ndonjë rëndësi. Se unë do ta bëja po njësoj edhe po mos të kisha lekët,”- u shpreh ai.

Edhe pse ai e di qe asnjë do e besoje, Arian Çani tha se në fillimet e karrierës së tij nuk ka bërë asgjë për para pasi nuk është natyrë materialiste. Pra, për Çanin është e rëndësishme që diçka të dalë mirë dhe që e ka pasion dhe se paratë janë vetëm për të plotësuar disa dëshira në fund të ditës.

Share: