Home KRYESORE Salome e Bjeshkëve të Nëmura !

Salome e Bjeshkëve të Nëmura !

Nga Skender Braka

O Më e bukura e luleve prej Bjeshkëve të Nëmura !
Harlisur pyjeve të virgjër e luginave të hendekshme .
Mbirë në zëmrën prej nga ku askush s’mund të shkuli.
Shtojzovalle tundur djepit të këngëve të pavdekshme.

Buron prej dlirësis tënde flakërima e gjelbërimit.
Nga fryma jote gjallohet vallja e shpatarit, fluturimi.
Rilind fjongua e bardhë, si kurorë e ditës së kremte.
Tokës i blatohesh me tërë pavdekshmërin e shpirtit.

E ç’mishëruar mes demonësh djeg lutjet e mëshirimit.
Në tempullin e argjënt ndez ngjyrat e ujit të kaltëryer.
Syri yt refleks i vatrës së përgjakur, kupa e kungimit.
Mëndafshi i ditëve dhe gjembaçi kockor i trendafilit.

O Solome,ledhatuar prej freskisë ëmbëlake të zefirit.
Ma ngrite çmëndurinë përtej kufijëve të marrëzisë.
Ti je më e fortë se Lisi i madh i pyllit të Eduinstout.
Ti je më e bukur se kopshtet e varuara të Babilionisë.

Share: