Home KRYESORE Salvatore Guerriero: PMI nga Italia ne Shqipëri një realitet i duhur. Ambasada...

Salvatore Guerriero: PMI nga Italia ne Shqipëri një realitet i duhur. Ambasada italiane e rëndësishme për organizimet PMI.

Presidenti i PMI International (Piccolo e Media Impresa, Organizata e Biznesit te vogel dhe te mesem) z. Salvatore Guerriero ndërsa ne vizite zyrtare ne Tirane i ftuar nga PMI Shqipëria, thotë për Radio Radicale ne mikrofonin e gazetarit Artur Nura se biznesi i vogël dhe i mesëm italian ndihet shume mire përderisa përballet me një shoqëri italisht folëse dhe shume mikpritëse.

Presidenti Guerriero dhe sekretari i përgjithshëm i PMI International Claudio Salvatore Pandico te cilet jane edhe per te mbeshtetur PMI Albania te cilet sipas tyre edhe pse nje oraganizim i ri tashme jane shume dinamik dhe po zgjerohen dita dites dhe sigurisht pervec bizneseve te vogla dhe te mesme shqiptare edhe me bizneset italiane tashme te instaluara ne Shqipëri.

“PMI Shqipëria nen drejtimin e Avokatit Selim Bregu dhe sekretarit te përgjithshëm, italianit Paolo Capellino ne koordinim te drejtpërdrejte me PMI International ne pak kohe, kane kryer disa aktivitete shume te rëndësishmes ne Tirane dhe tashme anëtaret e tyre po shtohen ne vazhdimesi, pikerisht per shkak te punës qe kryejnë drejtuesit e PMI Shqipëria nga ku gjejne mbështetje dhe asistencën e duhur ne rrugën e tyre te biznesit, duke filluar nga ata italiane, te cilët për fat te keq ne Itali nuk gjejnë dot kushtet fiskale dhe lehtësirat qe hasin ne Shqipëri.” tha presidenti Guerriero për Radion.

Guerriero, ndërsa flet ne mikrofonin e gazetarit Artur Nura për takimin realizuar ne Ambasadën Italiane ne Tirane, pasi falënderon ambasadorin Alberto Cutillo dhe stafin e tij per kohen qe i kushtuan delegacionit te PMI International dhe PMI Shqiperia shton se edhe ky takim duhet trajtuar si një start-up institucional i organizimeve PMI me përfaqësuesin institucional te qeverise Italiane ne Shqipëri qe sipas presidentit Guerriero ishte një takim shume i frytshëm dhe qe do sjelle bashkëpunim shume eficent dhe reciprok.

Ne fund te intervistës Guerriero përmendi te gjithë tregun pan shqiptare ne Rajon dhe shtoi se se bashku me avokatin Selim Bregu tashme kane projektuar zgjerimin e PMI edhe ne Kosove dhe Maqedoni, ku faktori shqiptar është domethënës dhe ku sigurisht nevojitet një auto-organizim me i mire i biznesit te vogël dhe te mesëm për te mbrojtur interesat e veta dhe ku sigurisht nevojitet ‘Know How’ Italian ne këtë fushe.

 

Share: