Home KRYESORE SHBA thirrje qytetarëve të mos protestojnë: Politikanët kanë frikë nga drejtësia

SHBA thirrje qytetarëve të mos protestojnë: Politikanët kanë frikë nga drejtësia

Ambasada amerikane sapo ka shpërndarë për mediat një deklaratë thellësisht politike dhe jo diplomatike, për atë ç’ka ndodhi sot në Parlament dhe përpara tij, ku opozita protestoi kundër zgjedhjes së një Kryeprokurori nga mazhoranca.

Ambasada e Shteteve të Bashkuara në deklaratën për mediat, thotë se dënon me forcë dhunën që ndodhi në protestën e sotme në Tiranë.

“Dëmtimi i pronës publike, hedhja e granatave tymuese në Parlament dhe dhuna nuk janë të pranueshme. Ne i bëjmë thirrje të gjitha partive që të tregojnë vetëpërmbajtje dhe të nxisin qetësi”, thuhet në deklaratë.

Më tej, ambasada indirekt u kërkon qytetarëve të mos mbështesin këtë protestë, pasi politikanët po luftojnë për pozitat e tyre dhe sipas saj, ata që protestojnë kanë frikë nga drejtësia.

“Populli shqiptar nuk duhet të habitet që politikanët e tyre po luftojnë njëri-tjetrin. Kjo do të thotë se reforma në drejtësi më në fund po zbatohet”, shkruhet në deklaratë.

“Komisionet e Vetingut do të kenë së shpejti rezultatet e tyre të para. Prokurori i Përgjithshëm që refuzonte të ndiqte penalisht politikanë është i ikur. Së shpejti do të shohim krijimin e SPAK-ut dhe BKH-së, të cilat do hetojnë dhe ndjekin penalisht zyrtarë të korruptuar të nivelit të lartë. Qytetarët shqiptarë presin me padurim për drejtësi. Dhe politikanët kanë frikë”, shkruan ambasada e SHBA-së në Tiranë.

54
Share: