Home KRYESORE Shefi i NATO-s nervozon Serbinë dhe Rusinë

Shefi i NATO-s nervozon Serbinë dhe Rusinë

Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg është i bindur që edhe Shtetet e Bashkuara do e pranojnë anëtarësimin e Malit të Zi në NATO.

“Kam besim se Protokolli i Anëtarësimit (i Malit të Zi në NATO) do të ratifikohet nga Senati (amerikan). Ai tashmë e ka kaluar Komisionin e Senatit për Marrëdhënie me Jashtë dhe ka përkrahje nga të dy partitë politike, prandaj nuk kam ndonjë arsye të besojë që nuk do të ndodh kështu edhe në Senat”, ka thënë sot Stoltenberg pas takimit me kryeministrin malazez, Dushko Markoviç.

Stoltenberg ka thënë se ky Protokoll tashmë është ratifikuar nga 21 shtete, ndërsa sot edhe Senati francez pritet ta miratojë atë, shkruan REL.

“(Pas Francës) do të bëhen 22 shtete. Dhe, ne presim që shtetet e tjera ta bëjnë të njejtën, por natyrisht, iu takon parlamenteve kombëtare të vendosin saktësisht se çfarë duan të bëjnë. Por, unë pres që të gjitha parlamentet, përfshirë edhe Senatin amerikan, ta bëjnë këtë që Mali i Zi të bëhet anëtar i plotë i NATO-s në një të ardhme të afërt”, ka thënë Stoltenberg.

Një lajm që sigurisht nuk do t’i pëlqejë Rusisë që prej kohësh joshte Malin e zi, ashtu sikurse edhe fqinjit, Serbisë.

Share: