Home KRYESORE Shpallet fituese në “Dance With Me”, shpërthen Xhensila: Analfabet, të papunë

Shpallet fituese në “Dance With Me”, shpërthen Xhensila: Analfabet, të papunë

Një debat në media është hapur për fituesin e “Dance With Me”, ku sipas asaj që shkruajtën këto të fundit fitues janë shpallur Xhensila dhe Trimi.

Për këtë ka pasur një reagim të ashpër nga ana e Xhensilës e cila shkruan se: “Njerëz të papunë, qenie hibride pa identitet që vdesin për vëmendje edhe pse analfabetë”.

Po ashtu në një reagim rreth dy ditë më parë ish-konkurrentja e këtij spektakli është shprehur se fitues ishin Xhensila dhe Trimi ku me ironi edhe i uron ata. Po në një tjetër postim Linda Rei ka publikuar një foto nga spektakli dhe ka shkruar me ironi “prisni finalen për të zbuluar fituesin”.

Të gjitha këto mbeten në kuadrin e thashethemeve në mediat rozë, ne duhet të presim për të marr vesh fituesin në natën finale në 25 dhjetor në ekranin e TV Klan./opinion.al

Share: