Home KRYESORE Shpërblimet e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

Shpërblimet e fundvitit, ja kategoritë që përfitojnë

Ministrja e Mbrojtjes Olta Xhaçka dhe Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastiliu, në një konferencë për shtyp kanë bërë të ditur kategoritë e njerëzve të cilët do të përfitojnë shpërblim nga qeveria për festat e fundvitit.

Xhaçka u shpreh se sot është miratuar shpërblimi prej 6300 lekë për Forcat e Armatosura, si shenjë mirënjohejeje për angazhimin e tyre gjatë situatës së përmbytjeve. Xhaçka shtoi gjithashtu se ky shpërblim nuk është mjaftueshëm për ta, ndërsa gjeti rastin ti falënderonte për angazhimin e tyre.

Nga ana tjetër Manasriliu tha se do ti jepet shpërblim prej 2000 lekësh të reja personave me ndihmë ekonomike, si edhe atyre që janë me aftësi të kufizuara. Për pensionistët qeveria do të japë 3000 lekë të reja.

Share: