Home KRYESORE Shperthen Alfred Trebicka: Mes artistëve ka këllira dhe dinjitozë

Shperthen Alfred Trebicka: Mes artistëve ka këllira dhe dinjitozë

Aktori Alfred Trebicka ka lene disa pa fjale me deklaratën e tij, ndërsa ka komentuar takimin që zhvilluan artistët dje me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.

Madje ai me ironi, nga protesta tek Teatri Kombëtar, tha se në këtë takim u evidentuan se kush janë këllirat dhe dinjitozët mes artistëve.

“Nuk duam partinë, por duam Shqipërinë. Dhe u përgjigjemi me qytetari të gjitha thirrjeve. Ishim koshient se ai takim dje nuk ishte për ne. Ishte për dikë tjetër që të bëhej. Dhe u bë. Shumë mkirë që u bë, se u kthjelluam më saktë se ky janë pikësynimet dhe pastrojmë dhe radhët tona. Sepse është abuzuar gjatë gjithë kësaj kohe. Komuniteti i artistëve është i përçarë. Nuk ka përçarje, por veç mendime të ndryshme. Pastaj tek këto mendime bëhet diferenca se kush është këllirë dhe dinjitozë. Pasi këllira ka nivel intelektual. Bile duhet të kesh nivel të lartë intelektual që të kesh këllirllëk”, tha Trebicka jo pa emocion.

Midis komunitetit te artisteve tani kane shperthyer debate midis atyre qe jane kunder prishjes se Teatrit dhe atyre stoikeve qe  nuk e pranojne prishjen

Share: