Home KRYESORE Shperthen Dylgjeri, e ka me Spartak Ngjelen: “TE NJOHIM PSIKOPATET”

Shperthen Dylgjeri, e ka me Spartak Ngjelen: “TE NJOHIM PSIKOPATET”

Nga Ylli Dylgjeri

U bene disa here radhazi qe marr lapsin dhe shkruaj per personin me emrin Spartak Ngjela . Kjo ka nje arsye…

Kete vit dy here rradhazi, perballem fizikisht me Te. Heren e pare ne mes te rruges filloj te therriste:

Do ta them! Do ta themmm!

Aman çdo thuash- i kthehem. Ke lene gje me pa thene Ti?
Do ta them! Do ta them ne media! Ti, i ke hedhur thesin me para te kembet I.M…dhe iku me nxitim…

Heren e dyte, dje, serisht isha duke shetitur me dy miq ne Bllok perballem me Te, dhe pasi shihemi ne sy me thote: Edhe Ti e ke emrin te lista! Dhe iken prap me nxitim…Qesha.

Pa pritur heren e trete, se me gjak jemi, mendova te ndaj me Ju nje shkrim, jo se Ju nuk e njihni, se Spartak Ngjela eshte i hershem bllokut, rrugeve, burgjeve, gazetave, partive politike, dhe ne çdo ekran…me bemat e tij te çuditshme deri ne psikopati.

Per te njohur dhe shmangur psikopatet eshte pergjegjesi shoqerore. Ndaj sot po Ju ndihmoj edhe Ju me nje shkrim te marre nga revista gjermane “Focus”.

Titulli: Te njohim Psikopatet

Kudo mes nesh egziston një numër i pabesueshëm psikopatësh për të cilët kemi përgjegjësinë për t’i njohur. “I Njihni dhe largojuni prej tyre, – thotë profesori i Psikologjisë Mjekësore dhe Neurobiologjisë Konjitive në Universitetin e Tybingenit, Niels Birbaumer, – katër deri në pesë për qind e njerëzve janë psikopatë, mirëpo nuk bëhen të gjithë këta kriminelë”. Sipas tij, e keqja është se vetëm 50 përqind e tyre bien në sy nëpërmjet sjelljeve dhe aktiviteteve antisociale. Kjo pjesë përfundon në burg. Pjesa tjetër ka arritur të profilohet me sukses në jetë duke fshehur e maskuar thelbin e vërtetë të e tyre. Por cilat janë tiparet që ata i sofistikojnë?

Nga vëzhgimet dhe deponimet e vetë psikopatëve, ata karakterizohen nga shkëlqimi i jashtëm, janë jashtëzakonisht sharmantë, elokuentë dhe me vetëbesim. Nga ana tjetër, ata janë të paskrupullt, manipulues dhe të pamëshirshëm, qoftë edhe me rrethin e tyre më të ngushtë.

Çrregullimet e Personalitetit

Sipas psikologut kriminalist Robert Hare, janë 20 çrregullime themelore të personalitetit të një psikopati. Edhe pse nuk është fort e lehtë të klasifikohen çrregullimet e personalitetit të psikopative për shkak të kompleksitetit të tipareve, lista e psikologut Hare është e pranuar shkencërisht dhe shërben si test për vlerësimin e njerëzve psikopatë dhe me tendenca psikopatike.

Çrregullimet themelore të psikopatisë janë:

Egzibicionizmi dhe elementët butaforikë të shfaqjes. Psikopatët i kushtojnë një rëndësi mjaft të madhe performancës së jashtme, elementëve butaforikë dhe egzibicionizmit.

Ata karakterizohen nga një kujdes i posaçëm shfaqjes dhe janë tepër sharmantë. Për ta ka rëndësi se çfarë mendojnë njerëzit rreth tyre dhe kujdesen posaçërisht për këtë fakt. Kjo i bën psikopatët të rafinuar dhe arrivistë në qëllimet e tyre.

Vetëvlerësimi i tepruar.

Psikopatët janë të shkëputur nga realiteti dhe zotërojnë një vetëvlerësim të jashtëzakonshëm. Kjo i bën ata arrogantë dhe mendjemëdhenj. Ky çrregullim nuk i lejon këta njerëz të arrijnë të bëjnë vlerësimet e duhura për veten dhe realitetin, duke ngritur shumë lart një anë të balancës dhe ulur shumë poshtë anën tjetër.

Dëshira e pangopur për Sfida

Psikopatët kanë një uri patologjike për sfida gjithmonë e më të mëdha. Ata janë vazhdimisht në kërkim dhe nuk ndalen dhe asnjëherë nuk llogarisin pasojat. I vetmi stimul për ta është adrenalina si pasojë e sfidave gjithmonë e më të mëdha. Kjo i bën ata të paqëndrueshëm. Ky çrregullim vihet re sidomos tek njerëzit që nuk arrijnë të stabilizohen në një vend pune, por gjenden gjithmonë në kërkim.

Përdorimi i Gënjeshtrës

Psikopatët janë gënjeshtarë patologjikë. Ata mund të gënjejnë fare pa shkak dhe ndërtojnë marrëdhëniet përmes saj.

Manipulimi.

Psikopatët janë manipulatorë dhe shfrytëzues të mëdhenj. Ata i shohin njerëzit vetëm si sende apo objekte që mund t’u vesh këmbën për t’u ngjitur gjithmonë e më lart. Asnjëherë nuk arrijnë të kenë empati dhe të bashkëndjejnë me të tjerët.

Mungesa e Pendesës dhe e Turpit.

Pendesa dhe turpi janë diçka të huaja për ta. Ato janë emocione pozitive dhe shërbejnë si barrierë ndaj veprimeve antisociale, por psikopatët nuk arrijnë dot të ndiejnë. Kjo i bën ata të verbër ndaj interesave të të tjerëve, të ashpër dhe të dhunshëm.

Ndjenjat Sipërfaqësore

Psikopatët nuk zotërojnë ndjenja të thella dhe të fuqishme që do t’i drejtonin në veprimtarinë e tyre. Ata dallohen për një spektër të ngushtë ndjenjash dhe përgjithësisht ndjenja negative. Kjo e bën të vështirë ndikimin pozitiv të shoqërisë tek ta.

Mungesa e Dashurisë

Psikopatët nuk zotërojnë ndjenjën e dashurisë. Kjo i bën ata të huaj dhe jashtëzakonisht të rrezikshëm në shoqëri. Karakterizohen nga një qëndrim i ftohtë dhe cinik ndaj saj.

Mungesa e Vetëkontrollit.

Psikopatët nuk arrijn të kontrollojnë dot veten në zemërim e sipër. Kjo i bën ata shumë agresivë dhe të rrezikshëm për familjen dhe shoqërinë.

Paqëndrueshmëria në Marrëdhëniet Intime.

Ata nuk arrijnë dot të ndërtojnë një marrëdhënie intime të qëndrueshme dhe shquhen për ndërrimin e një numri të madh partnerësh.

Çrregullime të hershme të Personalitetit.

Psikopatët kanë çrregullime të personalitetit qysh në fëmijëri. Ata janë shquar qysh rreth moshës 13 vjeçare si fëmijë të dhunshëm, gënjeshtarë, tinzarë, përdorues të alkoolit dhe narkotikëve, torturues të kafshëve, etj.

Mungesa e Objektivave dhe e Planifikimit

Psikopatët nuk kanë objektiva dhe nuk arrijnë të planifikojnë. Ata jetojnë nëpërmjet rastësisë dhe reagojnë vetëm pasi kanë ndodhur ngjarjet.

Impulsiviteti.

Ata nuk shquhen për qetësi dhe maturi. Impulsiviteti është mjeti i vetëm i tyre për zgjidhjen e problemeve. Kjo ndodh sepse ata nuk arrijnë të ndjejnë frikën për pasojat.

Mungesa e Marrëveshjeve.

Psikopatët nuk ndërtojnë dot marrëdhënie dhe si pasojë nuk kanë marrëveshje. Edhe nëse ndërtojnë një marrëveshje, ata nuk i përmbahen asaj. Nuk negocojnë dhe refuzojnë t’u nënshtrohen rregullave të shoqërisë.

Mungesa e Përgjegjshmërisë.

Ata nuk marrin përgjegjësi dhe problemet i shohin gjithmonë tek të tjerët. Psikopatët gjithmonë fajësojnë dhe kjo i gjen ata përherë në luftë dhe konflikte të hapura.

Mungesa e Referencave.

Psikopatët nuk kanë modele dhe referenca në sjelljet e tyre. Ata i ndërrojnë shpesh at duke i bërë të paqëndrueshëm në sjellje dhe zakone.

Agresiviteti i madh në Rininë e hershme.

Në rininë e tyre të hershme ndërmjet moshës 13 deri 18 vjeç, psikopatët janë njerëz mjaft të dhunshëm. Zakonisht në këtë moshë ata shndërrohen në kriminelë dhe bien në burg.

Mungesa e Besueshmërisë.

Ata janë persona që nuk zotërojnë besueshmëri. Gjatë dënimit në burgje, janë mjaft të shpeshta shkeljet e rregullave të lirimit me kusht që ata kryejnë.

Spektri i gjerë i Kriminalitetit.

Psikopatët shquhen për një veprimtari të gjerë të kriminalitetit. Asnjë lloj veprimtarie kriminale nuk është e panjohur dhe e huaj për ta. Kjo i bën ata të rrezikshëm dhe mjaft problematikë për shoqërinë.

Çrregullimet Patogjene

Të gjithë psikopatët, qoftë duke vuajtur dënimin në burg, qoftë në elitën e lartë politike dhe sociale të vendit, ata kanë një gjë të përbashkët: në diagnostikimet e tyre me rezonancë magneto-tomografike, arealet e trurit nuk japin reagime që janë të lidhura me sistemin e frikës. “Ata i kuptojnë mirë pasojat e veprimeve të tyre në aspektin konjitiv, por nuk arrijnë që t’i ndjejnë ato. Ata karakterizohen nga boshllëku emocional dhe mungesa e frikës, gjë që i bën indiferent ndaj vuajtjes së viktimave të tyre. Thjesht psikopatët nuk mund të bashkëndjejnë” – thotë Birbaumer.

Janë këto cilësi që i bëjnë 20 deri 40 për qind të të burgosurve të diagnostikohen me psikopati. Sipas tij, psikoterapia është një nga trajtimet klinike që sot ka dhënë rezultate duke u përqëndruar në kultivimin e emocioneve të cilat rrisin ndjenjën e përgjegjësisë dhe vetëdijësimit.

“Nuk është e vërtetë se psikopatët nuk mund të përmirësohen, – thotë Birbaumer, – Aktiviteti trurit mund të stimulohet. Jo medikamentet por një terapi konjitive e sjelljes do të mund të bënte efekt. Megjithatë, ende janë të paqarta efektet në kohë të ndryshimit pozitiv”.

Ai mendon se psikopatët evidentohen me sjellje dhe çrregullime të personalitetit qysh në fëmijëri. “Tipike për ta është se ata kanë probleme përpara pubetitetit. Më evidente është kjo tek fëmijët që vuajnë nga sindromi i defiçitit të vëmendjes, të cilët kanë incidencë të lartë për të zhvilluar tendenca psikopatike. Për këtë arsye, thotë ai, – është e nevojshme një psikoterapi përpara pubertitetit për të parandaluar komplikacionet”.

Referencat, Revista gjermane “Focus”; web:

Share: