Home KRYESORE Shtëpia e Bardhë zbardh platformën e Trump me botën

Shtëpia e Bardhë zbardh platformën e Trump me botën

Në seksionin e faqes së Shtëpisë së Bardhë zbardhet dhe thelbi i politikë së jashtme të Donald Trump, i cili ka një thelb të qartë: asnjë ndryshim aleancash por “armiqtë do të bëhen miq dhe miqtë aleatë”.

Ja disa pika të programit të Donald Trump për politikën e jashtme. “Administrata Turmp është e angazhuar të fokusohet tek interesi amerikan dhe siguria kombëtare.

Paqja dhe forcimi i sigurisë do të jetë në qendër të politikës së jashtme. Ky parim do të bëjë të mundur stabilizimin dhe bërjen e botës më paqesore me më pak konflikte dhe më shumë interesa të përbashkëta.

Shkatërrimi i ISIS dhe grupet e tjera radikale terroriste do të jetë me prioritet të lartë dhe ne do të vahdojmë punën e koalicionit ushtarak tashmë të ngritur në mënyrë agresive. Administrata Trump do të punojë me partnerët ndërkombëtarë që të shkurtojnë fondet për grupet terroriste dhe të fuqizojmë punën e shërbimeve inteligjente.

Do të vazhdojmë forcimin e ushtrisë duke rritur shpenzimet ushtarake pasi dominance ushtarake amerikane rrit fuqinë e saj botërore. Përfundimisht politika e jashtme e bazuar në interesat amerikane do të përqafojë diplomacinë.

Bota duhet të na njohë më shumë se ne nuk shkojmë nëpër botë për të kërkuar armiq dhe do të jemi të lumtur nëse armiqtë e vjetër do të bëhen miq dhe miqtë e vjetër do të bëhen aleatë”./DailyNews.al/

Share: