Home KRYESORE “START 2” arreston kater shperndares droge

“START 2” arreston kater shperndares droge

Policia e kryeqyetit ka ndaluar sot në flagrancë 4 shpërndarës droge, që vepronin në zonën e Unazës së Re, rrugës “Irfan Tomini” dhe Fushës së Aviacionit.

Në një operacion të koduar “START 2”, uniformat blu kanë arrestuar në flagrancë, Lorenc Bacelli, 37 vjeç, Marius Ali, 26 vjeç,  Albi Luca, 27 vjeç dhe Rubin Përzhita, 26 vjeç, të gjithë banues në Tiranë, sepse në bashkëpunim  me njëri-tjetrin kishin ngritur një rrjet të shpërndarjes së lëndëve narkotike, të tipit, heroinë, kokainë dhe kanabis.

Share: