Home KRYESORE Suksesi i mediokritetit… Nga Francois-René de Chateaubriand

Suksesi i mediokritetit… Nga Francois-René de Chateaubriand

Përktheu: Elona Caslli

Më kot çuditemi me suksesin e mediokritetit. Mediokriteti nuk është i fortë për atë çka është në vetvete, por është i fortë për mediokritetet që përfaqëson dhe në këtë kuptim pushteti i tij është i jashtëzakonshëm. Sa më meskin të jetë një Pushtetar, aq më i leverdishëm është për gjërat meskine.

Kur krahasohemi me Pushtetarin, secili prej nesh pyet veten: Pse mos ta mbërrij dhe unë atë post?

Ai nuk ndjell asnjë lloj xhelozie; oborrtarët e duan sepse mund ta përçmojnë; mbretërit e ruajnë për të shfaqur pushtetin e tyre të plotë.

Mediokriteti nuk ka vetëm këto avantazhe, për të qëndruar i patundur në postin e tij, por zotëron edhe një meritë shumë më të madhe: përjashton nga pushteti Aftësinë.
Deputeti i budallanjeve dhe i torollakëve në ministri përkedhel dy pasione në zemrën njerëzore; ambicien dhe zilinë.

Share: